Poezia e Oriada Sula, si orkideja në lirishtën poetike / Nga: Agron Mema

Poezia e Oriada Sula, si orkideja në lirishtën poetike .
 
 
Nga: Agron Mema
 
Kur Oriada më dërgoi poezitë e para, me thënë të drejtën, duke u nisur edhe nga mosha e sajë, nuk pata shumë besim. Por kur i lexova mu duk vetja si zhytsit e thellësive detare që sa më thellë zhyten e sa më shumë eksplorojnë, aq më shumë enigma nënujore zbulojnë. Dhe mendova se vjen një Zë i fuqishëm poetik. Dhe kjo lind edhe nga tradita seLushnjës nuk i kanë munguar kurrë talentet e spikatura në të gjitha gjinitë e artit, aq sa zor se gjenë qytet tjetër me ikona të spikatura në të gjitha gjinitë letraro-artistike dhe krijuese. Dhe sot në gjurmët e tyre po lind një talent me pretendime serioze dhe cilësore në qasje dhe prurje letrare: ajo është 15 vjeçarja lushnjare Oriada Sula, lindur dhe banuese në këtë qytet të dëgjuar për figura të spikatura të artit shqiptar. Në shpirtin e Oriadës gëlon talenti gati shpërthyes, por është druajtja që shoqëron ç’do krijues në hapat e parë e aq më shumë në moshën e Oriadës, ndonse ka botuar më herët akoma në revistën letrare të shkollës “Më lejo të flas”, revistë që me tillun e sajë bën thirrje për fjalën e lirë krijuese të talenteve të reja. Mbi talentin e Oriadës, në gdhendjen e poezisë së sajë, është padyshim edhe nxitja, kurajimi dhe përkrahja e poetes dhe redaktores së njohur , mësueses së përkushtuar nga Rrogozhina, Marjeta Çurumi e cila me dashurinë për talentin e nxënësve sponsorizon edhe revistën letrare të shkollës. Oriada i ka përmbledhur për botim poezitë e saja në vëllimin e parë me poezi, një vëllim që me prurjen e sajë do të zërë vendin ndër krijuesit e Lushnjës që në moshë adoleshente, dhe jo vetëm kaq, por edhe konkuruese. Prurja poetike e Oriadës ka tendencën e ecjes dhe përsosjes së mëtejshme në rrugëtimin e gjatë e të mundimshëm të artit, rrugëtim i saponisur i sajë, me një prurje plotë dinjitet dhe profil të veçantë krijues të sajë. Dhe nuk ndalet vetëm tek poezia; jo, ka nisur të shkruaj një roman me temë nga problematika e moshës së sajë.
 
 
Oriada Sula
 
Poezi pas poezie të Oriadës kupton se frymëzimi që përshkon krijimtarinë e sajë është e stilit lirik, pa përjashtuar muzën paralele e dytësore të poezisë, por nuk harron, madje kujdeset për problemet e estetikës së vargut. Dhe këtu poetje nuk orvatet të ketë vetëm një lloj ecurie në kompozicionalin frymëzim-vjershërim.
 
“E përlotur nuk flet asnjë fjalë,
Ndër rrugët
E vetme
E trishtuar
Ecën ajo me kokën poshtë
Prej lotëve
Lotët janë vrasës pa pagesë,
Po a pyet kush?…”
 
Vargje shoqëruar me druajtje, poe edhe me ëndrra përkundur në djepin e vargjeve nën tingujt e ninullave të zemrës, duke na dhënë një libër të sajin të parë me tendenca serioze krijuese, por edhe të shfaqjes së sajë me një profil individual artistik. Me vargjet e sajë të druajtura e të ndjera thellësisht, duket se shkund lulebajamet dhe mbjell blerimin në degët e lirishtës lirike.. Lexon poezitë e Oriadës dhe herë- herë entuziazmohesh, herë-herë fshin sytë e lotuar:” Do jemi bashkë,
 
S’të le në të ftohtë të mbetesh jashtë,
S’do na ndajnë fjalët
Oqeanet
As detet
Për ty le të vdes…”
 
Oriada me vargjet poetike çel edhe lulet e lumturisë në parkun e dashurisë tek stoli pritës i trishtuar.. I le ndjenjat shpirtërore në vallëzim, në atë shpërthim të gëzueshëm, por herë-herë meditativ e të trishtueshëm. Kreh figuracionin letrar me kujdes duke ja besuar kuptimin e ndjeshmërisë së vargut metaforës. I nis figurat letrare në rrugëtimin poetik, i përball me paralelizëm, i bashkon duke krijuar tinguj poetik në kontrast në vlerë kompozicionale, i hap përsëri në paralelizëm duke i fokusuar në një pikë takimi përfundimtar , si për ti ç’lodhur, por përsëri i shpërthen në lavë vullkanike që ndez poezia e sajë, duke na shfaqur atë uragan lirikë që nuk i shpëton dot magjisë së vargut.
 
“S’do heq dorë nga dallgët e detit,
Që më turren përfund
Jo, s’do heq kurrë dorë!
Dhe kur dallgët të bëhen valë
Dhe emrin tim në bregdet
Ta mbushin me shkumë…
Po jo, as shkëmbi s’ do më ndalë…”
 
Si një poete e re dhe në moshë të re, Oriada, në poezinë e sajë këmbëngul fort në qartësinë dhe kuptueshmërinë e shprehjes së fjalës në varg, duke përdorur herë-herë vargun e rregullt , por herë-herë në mbështetje të mendimit të sajë edhe metrikën e vargut të bardhë me ritmikë të brendshme lirike në muzikalitetin funksional të tingëllueshëm. Dhe i mëshon aq shumë kësajë sa të duken vargjet si tinguj vajtimtarë violine apo të një kitare nën pushtetin e serenatave dashurore rinore.Ndonse është vetëm 15 vjeçe, ka një këndvështrim tipik të sajin të fenomeneve dhe ngjarjeve të kohës në mënyrën e përjetimit të tyre dhe përcjelljes poetike tek lexuesi:
 
“Në vdekjen time ishin mbledhur shenjtorë,
Në një anë tjetër, mëkatarë e dasmorë,
Disa vajtonin , të tjerë gëzonin…
(Disa shenjtorë, disa dasmorë)
U bashkova edhe unë mes tyre
S’më pyeti njeri në jam gjallë
A nga ku hyre!!
U ula pranë arkivolit tim,
U hodha dorën mbi supe:”Ngushëllime!”
Urat e familjes i lash kujtim në cepin e arkivolit
Katronte e vetmja nëna
Mos qajë , o nënë,
Se s’të shoh dot ashtu
Mam fshiji lotët
E hajde pranë meje
Eja ulu këtu….”
 
E frymëzuar nga e bukura dhe e trishtuar nga e shëmtuara, të befason me mendimin e sajë të dorëzuara tërrësisht në pentagramin shpirtëror të një vajze që sa ka nisur fluturimin krijues dhe jetësor dhe kërkon dhe do qiell të pamjegulluar, të kaltër.Derdh në vargjet e sajë gjithë botën e brendshme përkundur në endërrime vajzërore. Oriada i këndon dashurisë me vullnetin dhe shpirtin e një ujvare pranverore dhe stërkalat e sajë ylberore nën rrezet diellore, duke i dhënë mjedisit të vet poetik një pamje të mahnitshme e përcjellëse me atë ndjesi që sjell në shpirtin njerëzor dashuria si ndjenjë e vërtetë dhe e pastër. Por nuk lë pa derdhur në vargje dëshpërimin që krijon tradhëtia dhe nëpërkëmbja me abuzim që i bëhet ndjenjës më të lartë njerëzore, duke e kthyer shpirtin në mall tregu dhe dashurinë në marketing.
Në vargjet brilante të Oriadës derdhet e pakufishme dashuria dhe mirënjohja ndaj prindërve, atyre që e sollën në jetë dhe nuk rreshtin kurrë së interesuare dhe investuari në mirëformimin, mirëedukimin dhe mirëarsimimin e fëmijës. Oriada këmbëngul tek idetë e sajë, sa e kthen në qëllim dhe mision emancipimin e shoqërisë, duke nënvizuar paqësisht se puthja e ka brenda flamurin e bardhë. Kështu vargjet kritike kthehen në pulëbardha, në një lidhje të padukshme me rreze dielli, ç’ka i japin ritmikën lirike vargut dhe qartësinë mesazhit.
Megjithse për vet faktin e moshës dhe sistemit arsimor që është duke kryer aktualisht, Oriada ka mundur t’ia dalë tek njohja e nocioneve të estetikës, që përvijohet në ç’do poezi të sajën. Oriada shkruan me një gjuhë të rrjedhëshme dhe të qartë, por mundohet edhe për zbërthimin e sintaksës dhe fjalëformimeve të reja. Por edhe në planin e realitetit, mban ekuilibrin midis planit konkret dhe atij abstrakt-simbolikën, të figurshmen i cili është edhe plani kryesor në krijimtarinë poetike. Ndaj përfaqësimi i poetes vjen i drejtëpërdrejtë dhe bëjet i tillë me fjalën e vet Oriadës, poetes sonë. Edhe për sa i përket përshkrimit të brendshëm, dukuri të tilla si përshkrimi i një ëndrre, i një përjetimi apo aluçinacioni, në poezi kanë shfaqje konkrete edhe pse burojnë nga një realitet iluziv. Dhe Oriada sjell shpjegimin se përpiqet të përligjë një ide, të jap një zgjidhje dhe të mbajë një qëndrim duke parashtruar argumente bindëse.
Lexoni poezinë e Oriadës se do mrekulloheni!
Suksese Oriada!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s