TA LË TY TA VAZHDOSH HISTORINË TIME / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

TA LË TY TA VAZHDOSH HISTORINË TIME

Jepi më parë të drejtë trëndafilit
të sapo lindur në agim
nga gonxhja
që nuk e pengoi vesën mbi petalet
të teret nga dielli
pastaj merru me veten.
Dëgjoje sa të mundesh
vetveten
e në fund
konsideroje të përdorur keq,
madje të masakruar
nga ti vetë;
e ki kurajo
shoqëroje deri te varreza
dhe mos u merr më me të.

Pastaj ktheu ku ishe
dhe diskuto me të dy anët e tua të medaljes,
një herë me njërën
pastaj me tjetrën,
gjakftohtë informoj të dyja se si je sjellur
me trëndafilin dhe vetveten
dhe anës së medaljes që të pranon të parën
kështu si je
dorëzoja zemrën
dhe fli
e prit mëngjesin.

petrit sulaj
nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s