Fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi” 2017

Fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi” 2017

Poezitë konkuruese – shqip ( Frang Bardhi – 2017)

The International Poetry Prize – english ( Franga Bardhi- 2017 ) 

 

Në kuadrin e organizimit të aktiviteteve letrare për vitin -2017, Galaktika Poetike “ATUNIS” shpall fituesit e Konkursit  Poetik Ndërkombëtar dhe jep Çmimin Letrar “Frang Bardhi – 2017”.

Pas analizës së plotë të gjithë poezive konkuruse, konkretisht (65 poezi nga autorë shqiptarë dhe  11 poezi në versionin anglish nga autorë të huaj ) , juria e përbërë nga:

 

Peter Tase , përkthyes– Kryetar i Jurisë

 

Petrit Nika, poet, shkrimtar

 

Mirela Papuçiu, poete

 

Dr. Geroge Onsy

 

Dr. T M Slay

 

me relacion:

Pas analizimit të hollësishëm për një periudhë disajavore të të gjitha poezive konkuruese të hedhura drejt anëtarëve të jurisë vetëm me numra, juria bëri vlerësimin e saj duke përzgjedhur me kujdes krijimet më të mira. Kështu me transparencë dhe seriozitet çdo anëtar jurie vlerësoi  me pikë  poezitë dhe në fund u bë konkluzioni pëfundimtar. Konkretisht për vlerësimin e poezive u ndoqën këto kritere vlerësimi: “fonik /ikonik”: metrikë, ritëm, imazh, muzikalitet (veçanërisht në rastin e vargjeve të lira); niveli “përmbajtje”: strukturë, leksik, nivel gjuhësor, tematikë/key ëords, mesazh poetik, forcë komunikimi; niveli “figurativ”: figura retorike (fonetike-ritmike, sintaksore, semantike), formë grafike; origjinaliteti dhe aftësia shtjelluese e idesë; receptimi personal dhe vlerësimi i përgjithshëm.

 

Poezia me Nr 20:  “GRUA, MOS PROVO TË VDESËSH!…  “  u votua maksimalisht per mesazhin e sjellur në shenjtërimin e figurës së saj, aq më tepër në kohët e trazuara dhe gjithe reminishencave që kalon kjo figurë me kohët dhe paskohët e saj, por dhe për kompzicionin dhe metrikën e vargjeve, muzikalitetin dhe frymën e shtjellimit të vargjeve poetike.

Poezia Nr 53:  “DEHJE” u vlerësua në vendin e dytë për metrikën dhe kadencën fjalë, muzikalitetin vargje dhe beftësinë e sjellur,  por dhe për përcjelljen e motiveve si në muzat e mëdha të persishtes apo lirikëve rusë, të cilët kanë lënë gjurmët më të ndritshme në lirikën botërore.

Poezia Nr 25:   “HESHTJA” u vlerësua po në vendin e dytë, për lakonizmin e sjellur, frymë, postmoderne dhe surralizmin e përcjellur përmses simbolikës fjakë por dhe gjuhës së imazheve që përqasin një botë të grishtë dhe me dritëhije metafizike.

Poezia  Nr 50: “Me flatra tempullit” u vlerësua për risjelljen poetike  përmes gjuhës së ndritur të Buzukut, asaj gjuhe arbërore, e cila dhe pse në përsosje ka rrënjët e thellë të identitetit tonë kombëtar, por dhe bazën e gjithë pasurisë tonë gjuhësore dhe shpirtërore.

Poezia Nr 54:  “TI JE E MENÇUR” u vlerësua për figuracionin e bukur, pot metafora, antiezat e përdoruara por dhe për frymën poetike të përcjellur, si unison i  vlerave shpirtërore në raporte dhe dualizëm e vetë gjendjes tonë njerëzore.

Poezia nr 3:  “Dy herë s’muj me dekë…” e shkruar në gegnisht ka një gjuhë të mrekullueshme dhe një muzikalitet që ndjek varg pas vargu, ka mesazhin e fortë të vetë jetës, por ka dhe shtrirjen e zanafillës kohë, e cila si në mitizëm rikthehet dhe beftëson me imagjinatën , preludin mendim të sinkrinizuar si në një psalm, libër lutjesh, që kryqëzon por dhe kapërcen ndjesitë dhe percepetimet e thella njerëzore.

Juria, pas vlerësimit përfundimtar, i uron fituesve, por edhe gjithë konkurentëve të këtij konkursi, suksese dhe sa më shumë krijime cilësore në të ardhmen. Urime dhe punë të mbarë Atunis-it, bordit të tij drejtues si dhe stafit organizues të këtij konkursi, që këtë vit arriti përmasa dhe përfshirje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Peter Tase/  Kryetar i Jurisë

 

Në bazë të kritereve të konkurimit:

a- Të gjitha poezitë konkuruese duhet të jenë në versionin shqip ose anglisht.

( Për konkurim pranohet vetëm një poezi ( në gjuhën shqipe, gjuhën angleze ose e njëjta poezi në të dy versionet (shqip +anglisht)

b- Të gjitha poezitë konkuruese do jenë të shpalluara me Nr rendor ( jo me emra ), në linkun përkatës të faqes zyrtare : Galaktika “Poetike” ATUNIS” , link i cili shërben për vlerësimin poetik nga ana e Jurisë.

c- Korospodimin e emrave të autorëve të poezisë me nr rendor të tyre e menaxhon kryesia e Bordit Drejtues.

d- Përjashtohen nga konkurimi antarët e Jurisë dhe ata antarët të Bordit Drejtues, që merren me menaxhimin e konkurimit.

e- Afati i fundit i dërgimit të poezive  konkuruese  është 15 Nëntor  2017.

f- Afati i shpalljes nga ana e Jurisë është 25- Nëntor 2017

g- Publikimi i poezisë fituese bëhet nga Bordi Drejtues në Dt  28 Nëntor 2017

me kordinatorët e organizimit të Konkursit Letrar:

 

1-Agron Shele

2-Hasije Selishta Kryeziu

3-Dr Enertin Dheskali

4-Prof. Dr. Muhammad Shanazar

 

Shpall fituesit e Çmimit Letrar “Frang Bardhi -2017”:

 

Çmimi I – Vullnet Mato

 

Çmimi II- Arjana Bytyçi

 

Çmimi II) – Daniela Xhani Kreka    

 

Çmimi III- Entela Kasi

 

Çmimi III- Petrit Sulaj

 

Çmimi III- Elida Rusta

 

Çmimet speciale për poezitë në anglisht

 

Lily Swarn ( India)

 

Syedah  Maryam Iqbal (Pakistan)

 

Membis Godwin ( Nigeria)

 

Eliza Segiet ( Polandà

 

Irina Lucia Mihalca ( Romania)

 

Me rastin e 105- Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Bordi Drejtues ATUNIS akordon medalje për personalitete dhe autorë të njohur:

 

Ferhat Cakaj ( pas vdekjes), romancier, dramaturg dhe studiues 

 

Ramadan Mehmeti (Kosovë) , autor dhe editor 

 

Bordi Drejtues: Galaktika Poetike ATUNIS

28 Nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s