Arjana Bytyqi fiton Çmimin e II në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS

Arjana Bytyqi fiton Çmimin e II në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS
 
 
DEHJE
 
Njëmijë ëndrrave, si në botën e përrallave
U treta ishullit të pritjes për të vetmin shtegtim
Ku thurnim dëshirat, për jetën, andrrallave
E ditët zbardhnin praruar, mëngjeseve me agim
 
Atje, ku gotë e fundit, përmbysej rrëmbim
Dhe trupi drithmash, rrëmbehej papritmas
Mbi njëmijë fjalë kur shkruhej nata vegim
Mbi epshe ndezur, mbuluar mes britmash
 
Asnjë pikë verë, s’mbeti buzë etjes që vlon
Dhe një këngë e grisur, shpirtin që shpon
Veç qelqe të thyera, dhe një shpirt i vrarë
E koha që përpëlit tik-taket mbi mure varë
 
Ku shpirti të ndizet, frikshëm të vuaj
Etjen me zjarr mbi buzë të ta shuaj
Me pikën e fundit të verës në gotë
Lermë, lermë të tretem, tek ajo botë
 
Nuk mbeti asgjë, as fjalë gërvishtur mbi karta
Në jehonë nate, në t’erës fërshëllimë
Rishtas më vjen, dehjen ta pi me kupa të arta
Ta përpijë vapën, me atë përcëllimë .
 
 
Poezia e Arian Bytyqit “Dehje” u vlerësua në vendin e dytë për metrikën dhe kadencën fjalë, muzikalitetin vargje dhe beftësinë e sjellur, por dhe për përcjelljen e motiveve dhe ornamenteve poetike, si në muzat e mëdha të persishtes apo lirikëve rusë, të cilët kanë lënë gjurmët më të ndritshme në lirikën botërore.
 
 
Përbërja e Jurisë:
 
Peter Tase, përkthyes – Kryetar i Jurisë
Petrit Nika, poet
Mirela Papuçiu, poete
Dr. George Onsy, Kritik letrar, poet
T. M. Slay, poete
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s