Daniela Xhani Kreka fiton Çmimin e II në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS

Daniela Xhani Kreka fiton Çmimin e II në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS
 
 
Heshtja
 
Ajo ka këmishë të gjatë deri në nyje,
ka sy,
duar,
gojë,
trup që i shkon vjeshtës
mbi gjethe prej bronzi
dhe shkruan me ngjyrë kanellë
histori të vërteta të shpirtit.
 
A e ke lexuar heshtjen faqe dyqind e tridhjetë e tetë?
 
Ajo i ha fjalitë
dhe lë vetëm shenjat e pikësimit,
ha netët e gjata pa gjumë,
gojë njerëzish që s’dinë ta lexojnë,
ha edhe veten.
 
Unë jam heshtja ime!
E ti mund t’i marrësh të gjitha fjalët;
t’i transformosh,
t’i bësh të tuat,
t’i japësh tjetër kuptim,
t’i tjetërsosh,
t’i kundërshtosh,
t’i luftosh,
t’i godasësh
me harkun e hipokrizisë.
Por heshtjen, jo!
 
Ah, jo!
 
Se heshtja ka sy të mëdhenj
si satelitë të lëshuar në hapësirë,
zë kumbues,
e rrugëve të ndërgjegjes shëtit
me altoparlant në dorë,
korsi të posaçme
me sinjale të qarkullimit rrugor.
Kujdes! Përplasja mund të shkaktojë thyerje të gjuhës.
 
Ka aftësi të zhbirojë
në dhomat më të thella të shpirtit,
të hapë,
e të mbyllë dyer,
heshtja nuk ka frikë nga errësira
dhe as nga drita verbuese,
nga turma njerëzish
apo vetmia,
nuk ka frikë nga të tjerët
e as nga vetja.
Ajo ka shprehje të butë
dhe dhëmbë të fortë,
si dy gur të mëdhenj mulliri,
kur bluajnë kocka mendimesh.
Dhe pasi ka ngrënë, të gjitha fjalitë,
netët pa gjumë,
veten…
Mund të të kafshojë, një ditë,
ndërgjegjen.
 
 
Poezia e Daniela Xhani Kreka “Heshtja” u vlerësua po në vendin e dytë, për lakonizmin e sjellur, frymë, postmoderne dhe surralizmin e përcjellur përmses simbolikës fjalë, por dhe gjuhës së imazheve që përqasin një botë të grishtë dhe me dritëhije metafizike.
 
 
 
Përbërja e Jurisë:
Peter Tase, përkthyes – Kryetar i Jurisë
Petrit Nika, poet
Mirela Papuçiu, poete
Dr. George Onsy, Kritik letrar, poet
T. M. Slay, poete

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s