Elida Rusta fiton Çmimin e III në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS

 

Elida Rusta fiton Çmimin e III në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS

Dy herë s’muj me dekë…

Dy herë s’ muj me dekë
I mblodha nadjet,
pa dalë drita.
Si troftë mbrrina në bregun tánd.
Natën njimijë vjeçe,
e ktheva n’libër lutjesh.

Djalë i rritun!
Më merr përdore,
unë e vogla kam humb rrugën…

Cila hije t’u shfaq
që ndau më dysh
Titanikun e ndjesive?

Ndoshta ti nuk erdhe
që unë tē shoh rrugën ku duhet të ec.

Ani!
Të penduemin e fal dhe Zoti.

Në s’më përgjigjeshe dot n’dashni,
mos ta lëshoje n’dritaren teme
atë guralec,
se unë tash…
s’ta kthej dot me gurë.
As fjala e zemrës nuk m’shëron má.

Pranvera me sy të tham’
po vjen drejt meje.

Lem’ në zjermin tem
që nesër mos të t’urrej!
Dy herë s’ muj me dekë…

Poezia e autores Elida Rusta “Dy herë s’muj me dekë…” e shkruar në gegnisht ka një gjuhë të mrekullueshme dhe një muzikalitet që ndjek varg pas vargu, ka mesazhin e fortë të vetë jetës, por ka dhe shtrirjen e zanafillës kohë, e cila si në mitizëm rikthehet dhe beftëson me imagjinatën , preludin mendim të sinkrinizuar si në një psalm, libër lutjesh, që kryqëzon por dhe kapërcen ndjesitë dhe percepetimet e thella njerëzore.

 

Përbërja e Jurisë:

Peter Tase, përkthyes – Kryetar i Jurisë
Petrit Nika, poet
Mirela Papuçiu, poete
Dr. George Onsy, Kritik letrar, poet
T. M. Slay, poete

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s