Kalendari poetik: Aleksandër Bllok (1880 – 1921) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Aleksandër BLLOK

Kalendari poetik: Aleksandër Bllok (1880 – 1921)

Më 28 nëntor u lind Aleksandër Bllok (1880 – 1921), poet dhe dramaturg rus. Vlerësohet si poeti më i madh rus, pas Pushkinit, nga kritika ruse. E priti me qef të madh revolucionin bolshevik të vitit 1917, shkroi dhe ndonjë poezi – fanfarë për ta (Të Dymbëdhjetët), gjë që e largoi nga miqtë, por nuk e afroi dot me bolshevikët që e shikonin më përçmim për ndjenjat e tij fetare. I kaloi shpejt ai ngazëllim për atë revolucion dhe ra në depresion të thellë. Vdiq rreth 40 vjeç. Thanë shkaku qe zia e bukës; ata që e njihnin më mirë thanë se vdiq “nga mungesa e ajrit”. Nuk merrte dot frymë poeti nën dhunën bolshevike. Kam disa shqipërime të miat prej Tij, për sot përzgjodha këtë poezi që rrëfen më së miri gjendjen shpirtërore të poetit pas zhgënjimit që pati nga revolucioni bolshevik që do të sillte “parajsën” mbi tokë:

ATA QË U LINDËN NË ATO VITE TË ERRËT
(Рожденные в года глухие)

Ata q’u lindën n’ato vite terr,
Nuk e mbajnë mend rrugën që u bë,
Ne-bijt’e Rusis’ ng’ ato vite tmerr,
Nuk mundemi të harrojmë asgjë.

O vite, gjithçka bëtë shkrumb e hi!
Marrëzi, ndonjë shpresë e vakur,
Ju, që si në luftë, si në liri,
Fytyra ju mbeti e përgjakur.

Heshtje, këmbanë alarmi jehon,
Gojën secilit kyçur ia mban,
O zemra që gëzuat për pak kohë,
Sot zbrazëti ju mbeti dhe acar.

Dhe në sëmundje, a në ndonjë mort
Vetëm krrokamë korbash dëgjojmë,
Kush të jetë i denjë, o Zot, o Zot!
Mbretërinë tënde le ta gëzojë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s