Kalendari poetik: Fernando Pessoa 1888-1935 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj


Fernando PESSOA

Kalendari poetik: Fernando Pessoa 1888-1935

Shkrimtari dhe poeti i madh portugez vdiq më 30 nëntor 1935; kritiku letrar Harold Bloom i cilëson Pessoan dhe Nerudën si poetët më përfaqësues të shek. XX. Meqë jetoi pjesën më të madhe të rinisë në Afrikën e jugut njohu anglishten, gjuhë nga e cila përktheu autorë të mëdhej në gjuhën portugeze. Wikipedia ka material të bollshëm për artistin e madh, kështu që po kaloj menjëherë te njëri prej shqipërimeve të shumta që kam prej këtij autori:

ISHUJ FATLUMË

Ç’është ky zë që dallgët sjellin
dhe jo, nuk është zëri i detit?
Si zëri i dikujt që po më flet,
por, sa fillon dëgjon, hesht,
sikur kërkon të rrish e të mbash vesh.

Vetëm ashtu, si gjysëm dremitur
kur dëgjojmë dhe vetë pa e ditur,
ai zë flet, flet për një shpresë,
së cilës, pa dashje fillon i buzëqesh,
si foshnja kur është në gjumë qesh.

Këta janë ishujt fatlumë,
që ndodhen në Asgjëkund,
ku një mbret rron duke shpresuar.
Por, sapo shkojmë për ta zgjuar,
zëri hesht dhe mbetet vetëm det.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s