Kalendari poetik: Kostas G. KARIOTAKIS (1896-1928) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj


Kostas G. KARIOTAKIS

Kalendari poetik:  Kostas G. KARIOTAKIS (1896-1928)

Data e lindjes së poetit dhe shkrimtarit grek është më 30 Tetor.  Me shkrimet dhe poezitë mundohej të mbushte jetën e tij të zbrazët…vrau veten në Prevezë më 21 korrik 1928.

SONTE KJO HËNËZ…
(Τό φεγγαράκι άπόψε…)

Mu në breg të detit ka për të rënë
sonte kjo hënë, si perlë e rëndë.
Dhe me mua do të lodrojë pa mënd,
e çmendura hënë.

Dallga ngjyrë rubini do të thyhet
ndër këmbët e mia do t’bien yjet.
Dhe do të bëhen të miat pëllëmbë
dy pëllumba.

Lart do të ngjiten, si zogj të argjëndtë,
si dy gota, do të mbushen me hënë
dhe me hënë, trupin, flokët së larti
do të m’i spërkatin!

Deti ar i lëngët. Do të kem si velë
ëndrrat e mia tutje për t’i nisur
me lundër. Dhe diamante do të shkel
mbi zallin e ndritur.

Dhe kur nga drita të shkëlqejë fort, fort,
zemrën do ta kem si perlë të rëndë.
Dhe do të qesh. Dhe do të qaj…Dhe do t’…
ah, moj hënë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s