Kalendari poetik: Pedro Salinas 1891-1951 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Pedro Salinas

Kalendari poetik: Pedro Salinas 1891-1951

U lind më 27 nëntor 1891 poeti i njohur spanjoll, pjestar i të ashtuquajturit “brezi i vitit 1927” dhe përfaqëson më së miri atë grup “poetësh-profesorë”. Qe jo vetëm njohës i thellë i letërsisë spanjolle dhe asaj evropiane, qe jo vetëm profesor universiteti dhe kritik arti, por edhe shkroi shumë poezi, romane dhe drama. Përkthyes i talentuar, sidomos nga frëngjishtja (në vitet 1914-17 pati dhënë leksione në universitetin e Sorbonës). Në prag të luftës civile spanjolle pati një ftesë nga universiteti amerikan Wellesley College për të dhënë një seri leksionesh. Nuk u kthye më në Spanjë. Jetoi dhe punoi në SHBA nëpër universitete të ndryshëm deri sa vdiq më 4 dhjetor 1951 në Boston. Sipas dëshirës së tij, u varros në Porto Riko. Poet që i këndoi Dashurisë. Kur fillova të merrem këtu në Itali me shqipërime poezish qe ndër poetët e parë që kam përkthyer. Për sot përzgjodha një prej shqipërimeve të para që kam prej tij:

MËNYRA SI MË DASHURON TI

Kështu më dashuron ti: më lejon të të dua.
Ajo “po” kur ti lëshohesh, është heshtja.
Puthjet e tua vetëm buzët e tua më japin të puth.
Fjalë a përqafime s’do më thonë që ke qenë e më ke dashuruar: Kurrë.
Ma thonë fletët e bardha, hartat, telefoni, parandjenjat; ti jo.
Përqafuar rri me ty pa të pyetur për gjë.
Prej frikës, mos është rrenë që jeton e më dashuron.
Rri përqafuar me ty edhe pa të prekur.
Nuk duhet zbuluar kurrë, me pyetje , me ledhatime.
Kjo vetmi e pafund dashuria jonë – vetëm unë që të dashuroj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s