Petrit Sulaj fiton Çmimin e III në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS

Petrit Sulaj fiton Çmimin e III në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS
 
 
TI JE E MENÇUR
 
Ti je e mençur se linde pasi unë e gjeta dhe e lashë rrugës mençurinë.
Unë jam i marrë sepse fshihesha pas heshtjes e vetmisë, gjithë kohën që nuk kishe lindur ti.
 
Ti je e mençur se dashurohesh me endërrën e martohesh me sigurinë.
Unë jam i marrë se dashurohem me ëndërrën e nuk martohem me asgjë.
 
Ti je e mençur se pasi martohesh me sigurinë, kthehesh e dashuron përsëri ëndërrën.
Unë jam i marrë sepse martesat e funeralet i konsideroj të njëjtën gjë.
 
Ti je e mençur sepse ngjyrën e bardhë e konsideron ngjyrën më të ndershme, pa dhënë spjegime pse.
Unë jam i marrë sepse ngjyrën e bardhë e konsideroj ngjyrën më të ndershme, sepse e bardha nuk i fsheh asnjëherë njollat.
 
Ti je e zgjuar sepse dashurinë e konsideron të vetmen grataçielë që nuk e rrëzon tërmeti.
Unë jam i marrë se gjithmonë mendoj se diçka tani po digjet, po bëhet shkrumb e hi, dhe dashuria.
 
Ti je e mençur se je grua.
Unë jam i marrë se jam burrë.
 
 
 
Poezia e Petrit Sulaj “Ti je e mençur” u vlerësua për figuracionin e bukur, pot metafora, antiezat e përdoruara por dhe për frymën poetike të përcjellur, si unison i vlerave shpirtërore në raporte dhe dualizëm e vetë gjendjes tonë njerëzore.
 
 
Përbërja e Jurisë:
Peter Tase, përkthyes – Kryetar i Jurisë
Petrit Nika, poet
Mirela Papuçiu, poete
Dr. George Onsy, Kritik letrar, poet
T. M. Slay, poete
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s