*Vullnet Mato fiton Çmimin e I dhe *Medaljen “Frang Bardhi” në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS


*Vullnet Mato fiton Çmimin e I dhe *Medaljen “Frang Bardhi” në konkursin letrar ” Frang Bardhi- 2017″ organizuar nga Galaktika Poetike ATUNIS
 
 
GRUA, MOS PROVO TË VDESËSH!…
 
Grua, për pak sa s’më ike, nga gripi i rëndë…
Vdekja zgjati kthetrat, skërmiti dhëmbët,
të më linte vetmitar, me fëmijët pa nënë
dhe u bëra copë akulli, nga koka te këmbët.
 
Ne përjetuam një jetë binjakësh të adhuruar,
aq sa më duket, sikur linda i martuar me ty.
Tani, kaq keq, fatin kush ma kish zemëruar,
të më sillte për trupin tënd, arkivolin e zi?…
 
Fanatikët donin mos lidhnim gjakun bashkë,
mos përzienim ndarjen, në emra e mbiemra.
mos shkelnim kufirin e bajramit me pashkë,
kur ne i kishin lidhur nyje, fijet në zemra…
 
Dhe u kurorëzuam pa saze e fustan nusërie,
duke fjetur në çarçafë të bardhë ëndërrimi.
U mbuluam me jorgan puthjesh, në vite rinie,
për të krijuar tre yje, me ndriçim vezullimi.
 
Kush ma mbylli papritur rrugën me ferra
dhe të ardhmen me xhama të copëtuar?
Kush më hapi, nga horizonti, deri te dera,
këtë humnerë të thellë, për t’u dërrmuar?…
 
Ndjeva, më sulmuan ujqër, lukuni egërsire,
arinj nga thellësitë e pyjeve të qoftëlargut,
gjarpërinj helmatisës, kobra shkretëtire,
të më helmonin deri në inde, gjakun…
 
E mira grua, kryezonja e shtëpisë sime,
lartësuar, perëndesha ime e dashurisë,
ty të kam librin e jetës, me disa vëllime,
s’prisja të më bëheshe lot i dhembshurisë.
 
Kështjella ime do shembej, bashkë me mua,
nga katastrofa e apokalipsit tënd të tmerrshëm.
Grua, të kam dashur, tani më fort do të dua,
por para meje, më kurrë, mos provo të vdesësh.
 
 
 
Medalja Frang Bardhi
 
Poezia e autorit Vullnet Mato, “Grua mos provo të vdesësh” u votua maksimalisht për mesazhin e sjellur në shenjtërimin e figurës së saj, jo vetëm për aktualitetin që pëcjell në kohët e paskohët e trazuara të saj dhe gjithë reminishencave që kalon kjo simbolikë e vetë zanafillës jetë, por dhe për kompzicionin, metrikën e vargjeve, muzikalitetin e tyre dhe frymën e shtjellimit të gjithë poezisë.
 
 
 
Përbërja e Jurisë:
 
Peter Tase, përkthyes – Kryetar i Jurisë
Petrit Nika, poet
Mirela Papuçiu, poete
Dr. George Onsy, Kritik letrar, poet
T. M. Slay, poete
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s