Pjesëmarrje e shkrimtarëve shqiptarë në kompeticionin e Çmimit Letrar “Balkanika”, edicioni 2015 dhe edicioni 2016 / Nga Irena Toçi

Pjesëmarrje e shkrimtarëve shqiptarë në kompeticionin e Çmimit Letrar “Balkanika”, edicioni 2015 dhe edicioni 2016
 
 
Të nderuar miq të Librit,
 
Njoftimi i mëposhtëm ka të bëjë me pjesëmarrjen e shkrimtarëve shqiptarë në kompeticionin e Çmimit Letrar “Balkanika”, edicioni 2015 dhe edicioni 2016.
 
 
Për t’u paraqitur në kompeticionin “Balkanika 2015”, juria kombëtare përzgjodhi romanin “Loja, shembja e qiellit” të shkrimtarit Bashkim Shehu.
 
 
Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i çmimit “At Zef Pllumi” – 2013.
 
Po këtë vit juria e Panairit të Librit Fier e nderoi me çmimin “Autor i Vitit” – 2013.
 
Është hera e dytë që shkrimtari Bashkim Shehu, përzgjidhet për të konkurruar në këtë garë letrare ndërballkanike. Në vitin 2007 ai u paraqit me romanin “Angelus novus” dhe arriti të ishte një nga tre të nominuarit e këtij çmimi.
 
Romani “Loja, shembja e qiellit” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese TOENA, në vitin 2013. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar.
 
Për t’u paraqitur në kompeticionin “Balkanika 2016”, juria kombëtare përzgjodhi vëllimin me poezi “Homo Antarcticus” të poetes Luljeta Lleshanaku.
 
Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” është botuar në shqip nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në vitin 2015. Ky vëllim poetik ka marrë shumë vlerësime pozitive në median e shkruar.
 
Vëllimi poetik “Homo Antarcticus” i përkthyer në anglisht nga Ani Gjika si pjesë e vëllimit “Negative Space” ka fituar garën për mundësinë e financimit të përkthimit dhe të botimit në SHBA, si dhe çmimin letrar “PEN Translates” – 2017 në Britaninë e Madhe dhe gjithashtu mundësinë e botimit në Britaninë e Madhe gjatë pranverës të vitit të ardhshëm.
 
 
 
Dy fjalë rreth historikut të Çmimit Letrar Balkanika
 
Çmimi Letrar Balkanika jepet nga Fondacioni Balkanika me qendër ekzekutive në Sofje të Bullgarisë.
Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtëpitë botuese: Biblioteka 48 (Bullgari), Toena (Shqipëri), Magor (FYROM), Kedros (Greqi), Laguna (Serbi), Can (Turqi), Muzeul National al Literaturii Romane (Rumani).
 
Fituesit e edicionit të 17-të dhe të 18-të të këtij Çmimi shpallen të dielën, në 3 dhjetor 2017, nga Juria Ndërballkanike e këtij kompeticioni, në Qendrën Kulturore për të Rinj – Shkup.
 
 
Më parë këtë Çmim e kanë marrë shkrimtarët shqiptarë Fatos Kongoli (2002) dhe Ismail Kadare (2009).
 
 
Për Çmimin “Balkanika 2015”, shkrimtari Bashkim Shehu është në garë me 6 autorë nga 6 vende të Ballkanit:
 
 
Vladimir Yankovski “Invisible love” (FYROM)
Christo Karastoyanov “The same night” (Bullgaria)
Ana Ristovic “Directions for use” (Serbia)
Seray Şahiner “The hairstyle of the bride” (Turqia)
Dimosthenis Papamarkos “Gjak” (Greqia)
Simona Sora “Hotel Universal” (Rumania)
 
Për Çmimin “Balkanika 2016”, poetja Luljeta Lleshanaku është në garë me 6 autorë të përzgjedhur nga 6 vende të Ballkanit:
 
 
Lidija Dimkovska “Non-Oui” (FYROM)
Nikolay Milchev “You and the cats in the afternoon” (Bullgaria)
Vladan Matijevic “Very little light” (Serbia)
Murat Özyaşar “Laugh yellow” (Turqia)
Panagiotis Kechagias “Final warning” (Greqia)
Bogdan Teodorescu “Spada” (Rumania)
 
SUKSESE SHKRIMTARËVE TANË NË KËTË GARË NDËRBALLKANIKE!
 
 
Irena Toçi
 
 
Botimet Toena
Rruga “M. Gjollesha”
K.P. 1420
Tirane – Albania
Tel. ++355 422 40 116
 
botimet.toena@gmail.com
redaksia@toena.com.al
irena.toci@gmail.com
 
 
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s