Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Ekuilibri i Nastradinit” të autorit Ded Nikoll Luca

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Ekuilibri i Nastradinit” të autorit Ded Nikoll Luca 

Epigrami është njëra nga ato forma poetike e cila më drejtpërdrejt është e lidhur me jetën dhe ngjarjet aktuale. Prandaj qëndron me sukses në të gjitha kohërat dhe në të gjitha situatat shoqërore, që nga kohërat më të vjetra e deri më sot. DENILU e ka levruar me sukses kete e ka sjelle here pa here ne librat e tij problemet e kohes.

Titulli: “Ekuilibri i Nastradinit”
Autor: DENILU
Redaktoi: Oltjona Selamaj

(Kopertina Arben Meksi)
“Ekuilibri i Nastradinit”

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-244-63-5
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Ekuilibri i Nastradinit : epigrame / Denilu;
red. Oltjona Selamaj.
Tiranë : Ada, 2017
60 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-244-63-5
1. Letërsia shqipe 2. Epigrame
821.18 -193.2

Parathënie

Ded Luca, ishte një vit para meje, në Shkollën e mesme të Kulturës Tiranë. Falë internetit, u rilidhëm dhe pasi mora materialin e tij në dorëshkrim, po mundohem të bëj një reçension të librit me epigrame titulluar: “Ekuilibri i Nastradinit”.
Fuqia e mendimit të tij bashkëkohor për zhvillimet sociale të vendit dhe zhvillimi i jetës në përgjithësi, vijnë në këtë vëllim thjesht dhe natyrshëm, por edhe, si fryt i një të menduari të gjatë të autorit.
Këndi i vështrimit poetik, ruan një ngjyrim të kundërtash bardhë e zi, nën ndriçimin natyror pa efekte të jashtëme artificiale, të figurave jetësore. Universi i mendimit, gjen hapësira lirie brenda atij realiteti kohor, ku e djeshmja dhe e sotmja, shkrihen në mënyrë të natyrshme me njëra – tjetrën. Denilu, gjen me tonet e tij vetjake një rregullsi të natyrshme të shprehuri, larg çdo hermetizmi, por nëpërmjet forcës së veprimit poetik dhe hollësisë së gjetur me shije artistike, vizaton me ngjyra të këndëshme mendimin tejet sintetik. Kjo, krijon edhe atë tension të baraspeshuar, midis botës së brendëshme shpirtërore dhe botës së jashtëme, pra, midis objektives dhe subjektives. Intensiteti, shpesh dramatik, ironik, është i veçantë dhe gjallërues, shpërthyes në dinamikën e vargut.
Ai, ngjyros ylberin e ekzistencializmit të tij, në një hapësirë frymëmarrjesh dhe të ideve të mrekullueshme.
Ndërthurja sociale dhe kulturore e dukurive, është shprehur brenda atij temperamenti dhe universi, ku Deda, i dhuron frymëmarrje jetësore. Optimizmin, mund ta gjesh nëpërmjet një humori të hollë.
Tipari më i kapshëm i shpirtit poetik, është tek persiatjet e brendëshme krejt të rastit, i zhdërvjelltë me një psikologji të përcaktuar qartë, ndjeshëm dhe metaforik.
Nuk është hera e parë, që Deda, del para lexuesve si një karakter, me një temperament shpërthyes, ndonëse me pamje të një njeriu të qetë. Epigrami i tij, sjell dritë dhe shpresë për të ardhmen njerëzor. Largpamësia e tij dhe shpirti poetik, në pasqyrimin e botës që na rrethon, vjen si rrjedhojë, e një dashurie të madhe për njeriun, jo vetëm për njeriun e afërt, por, për njerëzimin në përgjithësi.

 

Ded Nikoll Luca

Epigramisti Denilu, di gjithashtu të dalë nga dëshpërimi ndjesor, drejt një optimizmi me këmbët në tokë, diçka e pabujëshme e stilit dhe mendimit, ku liria, mbizotëron, si një hapësirë thelbësore e jetës njerëzore.
Origjinaliteti krijues, forca shprehëse e vargut, e vizatojnë mirë, portretin e këtij krijuesi të fuqishëm, në fushën e artit poetik. Natyrshmëria dhe dinamika shpërthyese, gjejnë një shpirt të fuqishëm poetik. Para së gjithash të bëjnë përshtypje thjeshtësia shprehëse dhe forca e vargut me mendimin e ngjeshur dhe tejet realist. Autori, nuk merr përsipër të flasë me sllogane, për shpresat, që lindin dhe marrin jetë, në epokën madhështore të demokracisë.
Ai, e shikon atë, si një domosdoshmëri, plot ngjyra ngazëllyese.
Vargjet e Ded Nikoll Lucës, (DENILU) tingëllojnë sa të freskëta, aq edhe befasuese.
Pikërisht, në imazhin e një horizonti në vazhdimësi, shfaqen ngjyrat e një spektri me përmasa të gjera njerëzore, ku siç u shënua, asgjë që ka të bëjë me njeriun dhe shpirtin e tij të bukur, nuk shit-blihet “me kredi”. Libri, me të cilin Ded Luca, i flet lexuesit, është më tepër një “parathënie”, për atë çka përgatitet shpirti i tij i ndjeshëm, për të thënë më vonë. Pasi ka botuar 42 libra, ky është libri i tij numër 43 dhe duke qenë se ndjehet në formë dhe ecën me të njëjtin hap, si në poezi, ashtu edhe në prozë, numri i saktë për të ardhmen nuk dihet. Ajo, që dihet, është se Deda shkruan bukur dhe është kërkues ndaj vetvehtes.

Agim Demiri
Poet emigrant në Itali, e shok shkolle i autorit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s