Udhëtimi im nëpër labirint! / Poezi nga Irina Hysi

Poezi nga Irina Hysi

 

Udhëtimi im nëpër labirint!

“Udhëzomë në ëndërr “Imagjinar”
me magjinë e fjalës, kodet e tua?!
Eja projektojmë të njëjtë osmozë…
Zgjomë o ëndërra ime reale- ireale?!
Oh ti shushurimë pëshpëritjesh pafund…
Ti dëshmitari im më i vëmendshëm!
Ti univers shenjash prej fryme në frymë.
Ti i kulluari i kohës, kuptomë ti lexues.
Unë jam një pemë e gjelbër shprese.
Ah ti shpirt i shpirtit tim, besoje…
Ti që m’ngjeth’ m’ trazon, m’ shpik në kohë!
Rrënja ime e të vërtetës; Ar’ gjeth…
Jam e dërguara e hyjnive, fryti yt…
Erdha, për të kuptuar mirë veten, ty…
Çfarë jam unë?
-Ti, je Ai tek unë, ku dua të gjej, jam e etur.
Uji im i bekuar.
O dashuria ime e madhe!
Ndoshta ti nuk do zgjohesh kurrë, por…

Ishe e do jesh pasqyra ime…
Ku gjeta veten!
Udhëtimi im nëpër labirint!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s