Poetizimi metaforik Violeta Allmuça “Vallëzimi i frymës” / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Poetizimi metaforik Violeta Allmuça “Vallëzimi i frymës”
 
Nga: Zhuljeta Grabocka Çina
 
Poezia e Violeta Allmuçës i ngjason ujit të burimit, tek i cili, këmbët të çojnë vetiu. Lexuesi i afrohet vargut të saj përherë i etur, pa e ndjerë ngopjen.
Si ujë burimi, ai është i lehtë, i shëndetshëm, i filtruar në damarët e tokës dhe rrënjët shekullorë të pemëve si frymë e mushkërive të përjetshëm të saj. Tek përjetshmëria e ngjiz “Vallëzimin e frymës” Violeta e ndërgjegjshme për misterin e forcës së saj.
“Vetëm dashuria” mund të lerë pikë takimi me fatin mitik, udhëve pa emër. Ky perifrazim i cikleve të vëllimit vjen i tejkaluar tek lexuesi i kualifikuar. Por uni i saj lirik rrjedh me qetësinë apostolike vetore, e mbështillet në qerfullën ligjërimore unë dhe ne, ti dhe ju. Përjetimi i veprimit poetik dhe gjendjeve emocionale, alternohen brenda së njëjtës poezi, si në një trup gjeometrik, ku drejtësat e hequra krijojnë pikë takime imazhesh, sa realiste aq dhe suraliste.
Pimë verë të kuqe flakë / Kur ligjërojmë me zotat.
Ose : E thitha në ajër / krejt trupin tënd
Poezia e saj nuk është e stukturuar në vargun e matur e strofën e traditës. Ajo ndjek flakërimin e frymës, cila dhe kur platitet shpërthen ftohtësisht në vargun tjetër për të zbuluar një botë pa mëkate. Aty …ku pushteti ndahej mes Zotit dhe Njeriut… ajo gjen kuptimin e së bukurës dhe shfaqjen e lirisë sublime.
Poezia e sotme shqipe është pjesë e arkitekturës së qytetit të xhamtë të botës dhe ka lënë pas në hullinë e kohës “dritaret me kortina” e etur për të marrë dritë e përshpejtuar ritmin e kapjes së gjendjes së frymës. Përkufizimit se metafora është një krahasim i pa shprehur kthehet në një parim zotërues i poetikës në vëllimin “ Vallëzimi i frymës” të Violeta Allmuçës. Fjalët janë frymë, e hap vëllimin poetja. Ato indentifikojnë njëherazi edhe njeriun poet, edhe frymëjetën. Vizioni i saj është femëror e i paqtë, deri në kufijtë e qetësisë eterike olimpike. Jeta si fytyrë gruaje/ …Paqe e mbirë në ag.
 
 
 
Violeta Allmuça
 
Poetika e saj është një përshkrim i universializuar me kredo të qarta estetike larg banaliteteve shfryrëse të botës ricikluese që po jetojmë.
“ sot do të zbraz veten / brenda trupit tënd”
u arratisa prej vetes/ si një degë e këputur/ jashtë kohës pa kujtesë
Në vorbullën e informacionit, që duhet të seleksionojë e përjetojë, ajo qëndron indiferente ndaj ftohjes së ndjenjës e rreshtohet në të përjetshmen poetike:
Nuk ia dola dot / t’i hapja katër dyert/ ndjenjat ruanin brenda pushtetin e kahershëm/…. Të dielën vizitoja/ qytetin me harqe gri/ ku më shfaqej im atë në dekorin kuq e zi.
Dhe këtu, ajo vjen me tharmin e saj poetik, të cilin e ruan me fanatizëm, ky vëllim thellon tiparet e shprehjes së saj poetike, ndjeshmërinë deri në sensualitet:
“E përditshmja” / unë pres zërin që më mungon
“Vetja e dytë” / Jam e pa zonja të urrej në këtë botë të madhe…/ hakmerrem me dashuri
“Ah, deti” … valët pëqafojnë, deti blu m’i përthith gjinjtë
Kur vjen ora e lutjes/ brenda nesh laget fjala …shkojmë drejt ajrit të zërit…një mrekulli shpirtrash në univers
Koha është më e bukur / se sa gishti im në unazë
Harresa shkretëtira e mungesës.
Në këtë realitet metaforash ndihet i përsëritur, vizioni i poetit: / vuaj si Krishti apo, Fryma e nënës: si mall, si shpresë, si dhimbje. Violeta është amësia poetike:
/ Përtej murit të dritës,/ fryma e nënës ndrit….shemb muret e kohës/ eh, të gjallët njerëz / i çliron vetëm dashuria.
“Fryma e pemës”: / Asgjë nuk është / më e shtrenjtë / tokë e qiell, atdhe.
Konçiziteti i shprehjes realizon “ekonominë e fjalës” në ndjenjë e mendim si të ishte një poezi e vetme. Mjeshtëria e saj spikat tek semantika e togfjalshave, rrëzoj pasthirrmat, rrënja qan me lot jeshilë, det gjithësie, fjala shkëlqen mbi një majë mali, jeta ecën në universin tim, rrënjët i përdora nënkrezë… etj.
Vëllimi i saj është një pikë takimi e secilit nga ne me frymën:
Qetësi! Na fton butësisht ajo, e pagëzuam një kallëzë gruri, rrënjë e trup u bënë të gjebër, Ati, Biri dhe shpirti i shenjtë u thinjën, shprehet duke besuar në misionin ripërtëritës të poezisë. Poezia shqipe bën edhe në këtë rast si edhe në veprat e tjera të saj, një hap më lart drejt hyjnores së saj.
Më jepni pak dashuri njerëz / Kaq më mjafton të jetoj, Amen!…. e mbyll vëllimin ajo!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s