Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj
 
 
 
Mes pëllumbave
 
U nisa për atje ku fluturonin pëllumbat
në gugatje pëllumbash se u ndjeva pëllumb
Jo – jo – jo nuk isha si korbi
po gugatje pëllumbi nga fillimi në fund…
 
Njihja fluturimin dhe e doja qiellin
dija si sqepin ta zhysja në prush
në vetëtima – tingujsh që përplasen me erën
dhe retë e zeza i shkarkon dhe i mbush.
 
E kush tha se pëllumbat s’bëjnë thashetheme
vetë i dëgjova kur mes tyre u ula
njëri nga pëllumbat me vodhi një rreze
u perpoqa t’ja merrja e një pupël i shkula…
 
Jo – jo – jo – s’jam si korbi
edhe pse korba plot ka vërdallë
aty mes pëllumbave lëshova piskamën
e paqja e bardhë u kthye në vaj…
 
E kush tha se pëllumbat janë si pëllumba?!
miti i paqes u është veshur më kot
vete i pashë kur mes tyre u ula
e dielli u skuq tej në horizont…
 
 
 
Në ishullin e Circes…
 
Eh, Circe, erdha prapë në ishullin tënd
I gdhendur në mite me emrin, Eea
Erdha të kërkoj shokët e mi
që dikur… i ktheve në derra…
Eh, Circe kam nevojë të më duash…
ose, së paku,më kthe në një derr…
le të humbas në përhumbje derrash,
me zhulin rreth lëkurës së mjerë!!!
Eh, Circe, derrat nuk friken per zhulin
zhgërryen në baltë e balta u bën mire
ndërsa unë jam kaq e frikuar,
neuronet në tru me janë mpirë
Oh, Circe, çfarë po të ndodh?!
Nuk e ke fuqinë përmbi mua?!
dikur dhe, Uliksi t’u vodh
u shpëtoi magjive të tua…
E unë s’kam ndërmend të të vidhem,
botën nga vij nuk e dua …
shikimi yt nuk më tremb
se sytë të kanë humbur në mua…
Oh,Circe cfarë po të ndodh?!
ti sapo u ktheve në derr…
u bëre shok me shokët e mi…
me zhulin rreth lëkurës së mjerë!!!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s