AUTORË, VEPRA MBI FATIN E ATDHEUT ( Shkrim për DIN MEHMETI- 1998) / Nga: FERHAT CAKAJ

 

AUTORË,  VEPRA MBI FATIN E ATDHEUT

Shkrim për DIN MEHMETI

MAJ 1988)

 

Nga:  FERHAT CAKAJ

Din Mehmeti ka lindur në Gjocaj të Junikut më l932. Mësimet e para i kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjakovë. Studimet e larta i mbaroi ne Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik në degen e Gjuhës dhe të Letërsise Shqipe. Më vonë ka kryer edhe studime pasuniversitare.

Din Mehmeti njihet në letërsinë tonë si një ndër penat më të fuqishme të kohës, poet, prozator e dramaturg. Ka nje krijimtari të gjerë, sidomos në fushën e poezise. Ka botuar këto vëllime poetike: ” Në krahët e shkrepave”, l96l; “Rini diellore”, l966; ” Dridhjet e dritës”,l969; “Heshtja e kallur”, l972; ” Ora”. l974; “Ikje nga vdekja”, l978; “Poezi” 1978,  “Fanar ne furtune” l98l, ” Zogu i diellit”,l982,  “Fatin tim nuk e nënshkruaj” l984, etj.

Natyrisht, lexuesi brenda kufinjve të mbrapshtë shtetërorë ende nuk e njeh krijimtarinë e këtij poeti të fuqishëm. Mjafton t’i kujtojmë lexuesit të vëmendshëm se më l985 pas dhjetë vëllimeve poetike të autorit në Tiranë u botua përmbledhja “Poezi” Mund të themi pa u gabuar se Din Mehmeti është nga ata poetë të letërsisë shqiptare që gëzon admirimin e rinisë sonë. Në një konkurs kombëtar për letërsinë, kur juria pyeti një djalosh kuksian për Din Mehmetin, ai vuri buzën me gaz, plot krenari tha: Din Mehmeti është Migjeni i letërsisë sonë që jeton në Kosovë”. Poeti e ka lidhur jeten e tij, talentin dhe gjithecka me fatin e popullit te vet, me vendlindjen, Kosoven. Ndoshta që ta kuptojmë saktë poezinë e këtij autori , edhe sikur të kemi lexuar fare pak nga gjithë ajo krijimtari e botuar në Kosovë prej tij , ndoshta do të mjaftonte të lexojmë dhe të rilexojmë poemën ” Vargje të pëlcitura”. Kjo poemë u botua në fillim tek ” Fjala”, më l9 mars l99O, kurse në Tirane u botua me shpejtësi si asnjëra nga veprat e tij, me l5 prill l99O tek  “Drita”. Poema u kushtohet të rënëve gjatë manifestimeve të janarit, kundër të cilave pushtuesi serb përdori plumbat, tanket dhe aviacionin, repartet e ushtrisë në formën milicise dhe të reparteve krimenele të Sheshelit e të Harkanit. Gjakosja e pragjeve të shtëpive, terrori fashist serb, përgjakja e rrugëve dhe e shesheve të fshatrave e të qyteteve të Kosovës, ngrihej si flakadan i ndërgjegjes popullore shqiptare përpara kriminelëve serbë, varrimi i të rënëve nën hijen e flamurit kombëtar u bënë burim frymëzimi për poezine e ditës dhe për Din Mehmetin në poemën ” Vargje të pëlcitura”.

 

Din Mehmeti

Poema është një monolog i heroit lirik mbi varret e freskëta të të rënëve, është një zë që del nga thellësi e shpirtit të një populli të martirizuar. Duke e ndeshur shpesh si një refren vargun “…flini të qetë”, varg që e ndeshim tek të trembëdhjetë këngët apo pjesët e poemës na duket një çast se kemi të bëjmë me një notë elegjiake ku shprehet dhimbja e një populli,  e një kombi të  tërë. Ndërsa vetë poema është një himn i vërtetë mobilizues, një poemë optimiste e një shpirti të papmposhtur. Ndërgjegja kombëtare, ja flaka e së ardhmes së popullit shqiptar. Autori shkruan:

” Ju s’keni pse të ankoheni,

gjërat më të shenjta

i dhatë për Kosovën”.

Sepse njeriu nuk vdes kur flijohet për atdheun e vet, për popullin e kombin e vet, për nderin e dinjitetin e tij.

” Në këngët e mia,

fryma juaj banon në frymën time…”

Kështu mund të shkruajë vetëm një poet i fuqishëm si Din Mehmeti që e ka lidhur shpirtin dhe talentin e tij me kohën, me fatin e atdheut e të kombit të vet.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s