Dijana Toska, në një tjetër përshfaqje mes artit poetik dhe nocionit kohë / Nga: Agron Shele

Dijana Toska, në një tjetër përshfaqje mes artit poetik dhe nocionit kohë

 

“Askush nuk duhet të lexojë poezi, të shohë piktura ose statuja, nëse nuk është i aftë të shikojë më tepër nga ç’ka shprehur autori”

  Nathaniel Hawthorne

Duke lexuar poezinë e autores Dijana Toska humbet nëpër një qethull dhe rebus të vijëzimit të imazheve, mendësisë botë që zbret ujëvarave të shpirtit për të shprehur atë natyralizëm të asaj derdhje muze, që valëzohet e përthyen kuptimet më të thella të magjisë jetë. Jo pa qëllim përdora një shprehje nga Nathaniel Hawthorne, sepse e tillë eshtë poezia, eliptike, delikate, e brishtë po dhe kaq kumbuse dhe e mprehtë, deshifruese përtej kuptimësisë së saj, në tejkalim me emocionet që e kanë ravijëzuar, pra një sugjestion që prek të tjera kufij dhe paraqet shumë më tepër hapësirë dhe vizion në atë çfarë përmbledh dhe shpreh, në fare pak fjalë, por në shumë më tepër përfytyrim dhe imagjinatë. Që në titull, vëllimi poetik “ Rruazat e jetës” të tërheq dhe të merr me vete, detajon kënvështrimin artistik e kupton se përbrenda këtyre vertebrave që ngrejnë qenien në këmbë, ka një shenjë, një gjurmë, një qëllim, një mesazh për të nesërmen, një dritë që orienton hapat e hedhur, një dhimbje që lëndon dhe bren ngadalë, një shtjellë që përhumb kujtimeve, një shqetësim për atë çfarë shkon, por dhe një nuancë më tepër për misionin e ardhjes dhe gjurmëve që duhen përcjellur. Poezia në këtë vëllimin poetik vjen përmes simbolikës dhe koncepteve metafizike, e ashtu e fluide, e grishtë për lexuesin dhe elementëve surreale, bëhet elokuente, beftësuese dhe ikandeshente. Strukturat poetike të lira ndërthurur me idetë por dhe mendimin e konsoliduar shprehin botën e pasur dhe formimin e plotë artistik të autores, e cila si një kreaturë e plotësuar dhe në perifrazim me fjalën, ngre ato kurba dhe interferon përmes fjalës fuqinë njerëzore, si formë ndërgjegjie dhe arsye. Në sintetizim të vargjeve poetike shpaloset akuartiteti i një mjedisi të tërë tingujsh e mori kuptimesh, zbritur nga një ëndërr apo një thinjë më tepër, përthyer diku memories kohë e shkrirë një me vetë shpirtin, kapur pas një skaji të dyzuar dhe endur si në tymnajë, për të sjellë atë detaj dhe atë dritëhije, që dhe pse thuajse është e padukshme, inegzistete, përtejshqisat dinë ta dallojnë, ta shikojnë dhe ta bëjnë kaq të pranishme dhe egzigjente. Fryma e përcjellur në mbarë librin poetik është tejçim i atyre impulseve që krijon perfomancën e hapësirës që duhet të ketë një vepër e mirëfilltë letrare, figuracioni dhe metaforika e fjalës, mesazhi i vetë jetës si ridimesionim i koncepteve bashkohore dhe universalizimi i tyre një me idetë më avancuara të kohës.

Rruazat e jetës

Për me tepër le të ndalemi në disa vargje dhe të hedhim pak dritë mbi ngjyrimin fjalë dhe këndvështrim estetik të autores, i cili kalon përmes disa planesh, atë të vetë simbolikës jetë, filozofisë së saj dhe lirikës përmes formave sensuale.

“Nanë
Në secilën rrudhë shoh vuajtjet tua
shoh dhe dashurinë e pafund për mua në sytë e tu që po shuhen
kah po shkon e ku po më lë
Nanë.”

Tek poezia “Nanë” autorja qendërzon figurën më të përkryer dhe krijuesen e vetë jetës, nënën, e cila vjen si personifikim i vetë shenjtërisë së njeriut, si përkryerje e gjithë dashurive, si dhembshuri që në çdo rrudhë i lexohet përkujdesja për vetë gjeneratën e krijuar.
Tek poezia “Fjalët” ndeshemi jo vetëm me motivin se përse një autore shkruan, çfarë dritëhijesh kërkon që të shprehë, çfarë gjurmë kohe duhet të përcjellë tek e nesërmja, por dhe për rrebelizmin ndaj reminishencës kohë (kënvështrimin e një gruaje), që shpesh njeriun e dyzon përmes gjendjes së tij si trup e shpirt dhe reflektiviteti në hapësirë e mjedis.

“ Dhe, përsëri shkruaj
për ndjesinë e të qenit grua;
shkruaj për rebelizmin e fshehur thellë në ty,
shkruaj për dëshirat e fshehta,
të ndaluara, të pazbuluara.

Shkruaj, vetëm shkruaj”

Të qenurit grua, është më shumë se një kompleksitet mendësish e gjendjesh përjetuese, e cila në unison të plotë si forcë interaktive, shprehur kjo dhe në rrebelim, duhet të vijë si një fuqi njerëzore për të aspiruar inteligjencën e saj, botën e lirë, kreativitetin që e karakterizon me të gjitha dëshirat dhe të fshehtat dhe për më tepër si një potencial i gjithe zhvillimeve dhe emancipit të shoqërisë njerëzore.
Poezia lirike thuajse zë vendin më të madh në vëllimin poetik dhe ashtu plot ornament, simbolikë dhe dlirësi e paraqet këtë ndjesi njerëzore si vlerën më të thellë shpirtërore.

“Me erën e parë
një fije floku
fluturoi dhe u rehatua në buzën time.”

Me erën e parë thotë autorja, në flladin më të bukur fluturon një fije floku, e cila ndalet në buzë dhe detraton të tjera emocione, të cilat vazhdojnë pamabarimisht si emotivet më të bukura e zgjaten gjer në përjetësi. Në të tjera poezi elementi lirik vjen përmes të tjera formash, të cilat në harmoni me elementet natyrë dhe gjendje shpirtërore, kapur në një yll, apo pikuar në një lot, përmalluar dhimbjes kohë ose pritjes së gjatë, sjellin profarmën dashuri si një requem në pentagramin e notave më patetike të shpirtit.
Vëllimi poetik “Rruazat e jetës” i autores Dijana Toska vjen si prelud dhe frymëzim nga Olimpi i muzave, për të hedhur tjetër ngjyrim në telajon e letrave shqipe dhe për të treguar gjurmët e një arti, që është përherë në lëvizje, përherë në përsoje dhe përherë si formë e mendësi e nocioneve kohë dhe vizioneve më bashkohore.

Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s