Poetika e rebelimit etik kundër dogmatizmit dhe fasadave demokratike ( Referim rreth artit poetik të autorit Faslli Haliti) / Nga Hyqmet Hasko

Poetika e rebelimit etik kundër dogmatizmit dhe fasadave demokratike

( Referim rreth artit poetik të autorit Faslli Haliti)

 

Nga Hyqmet Hasko

Kur flasim për poezinë e re shqipe, atë poezi që me shumë mundim nisi të dilte nga istikamet e kanonzuara të kohës dhe të fitonte cilësitë e një arti të mirëfilltë poetik, nuk mund të mos përmendim Faslli Halitin, poetin plot kolorit ngjyash dhe freski jetëdhënëse, nga Lushnja, që është një nga poetët më origjinalë të letrave tona poetike. Origjinaliteti i poezisë së tij është i dukshëm, aq sa një lexues i kujdesshëm e dallon menjëherë atë nga poezitë e poetëve të tjerë, veçori kjo e autorëve të rrallë, që gjejnë korda të përbaskëta me lexuesit e tyre.
Ka rreth një gjysëmshekulli që boton poezi Faslli Haliti, që nga koha e monizmit, në dy dekadat e demokracisë e në vazhdim, duke qenë përherë i freskët dhe befasues, duke mos përsëritur asnjëherë vetveten dhe aq më pak të tjerët.
Poezia e Halitit hyn në atë që kritikët e quajnë “poezi e e angazhuar” dhe që ka brenda pulsin e kohës, përditshmërinë, bashkëkohësinë, luftën e njeriut me veteveten dhe me ata qe rrethojnë, me të ngjashmit e tij, për të fituar mbi bjerrjen dhe asimterinë morale të kohës.
Faslli Haliti është një bard i poezisë moderne shqipe, një poet me diapazon të gjërë botëvështrimi, me teknika të zhdërvjellëta vjershërimi, me një aparat të shumënashëm strukturash dhe koncepsionesh, gjendjesh dhe mjetesh shprehëse.
Siç thotë një kritik: “Poeti Haliti është i lidhur pazgjidhshmërisht me vendlindjen, vatrën, me tokën, natyrën, fushën, malin e fshatin. Me jetën në tërësi; me shoqërinë dhe njerëzit, gëzimet dhe hidhërimet e tyre; me dramat e tragjeditë; me lirinë dhe kufizimet e saj, – të cilat i ka përjetuar si qytetar dhe i ka vështruar si piktor e poet. Realitetin artistik e rikrijon prej atij jetësor me poezi të freskët, me detaje, imazhe, situata, subjekte, ngjarje, tipa e karaktere njerëzish, të cilat janë të veçanta e të jashtëzakonshme, të rikrijuar si personazhe”.

Poezia e Faslli Halitit, mund të klasifikohet si një poezi moderne, pa paraardhës por me pauses të shumtë, që gjithësesi nuk mund ta imitojnë dot. Ai meriton çdo mirënjohje, ai e ka pasuruar poezinë shqipe me origjinalitetin e tij, gjë që ndodh tepër rrallë ne rrafshin e krijimtarisë. Është poet i një sinqeriteti të madh dhe i një teknike të veçantë.
Në shumë artikuj dhe shënime kritike për poezinë e dy vjetëve të fundit, do të gjesh emrin e poetit Faslli Haliti. Një interesim të tillë i kritikës për të, nuk është i rastit po i diktuar nga dimensionet e reja që ka fituar së fundi poezia e këtij poeti, i cili u prezantua si një zë me vete që në vëllimin e parë “Sot”. Me atë tufë poezish ai na tha se nuk këndon “në përgjithësi” me këtë apo atë rast, po vetëm kur realiteti i jep impulse të atilla që i zgjojnë frymëzimin dhe ndjenjën poetike… Dëshira për të trajtuar tema të mprehta sociale që kanë në brendësi kontradikta të kohës, toni polemik e i zemëruar ndaj fenomeneve regresive e konservatore dhe karakteri konkret i komunikimit të mendimit poetik me lexuesit, mendoj se përbëjnë anët më të mira të poezisë së tij. (gazeta “Drita” 25 shkurt 1973).
Talenti në fushën e pikturës i shtohet vizionit të tij poetik, e përforcon dhe e bën më të plotë atë, pasi poeti dhe pikturimi i vizioneve poetike (për faktin se Faslliu është dhe piktor) janë pjesë e strukturave, rimave, ritmeve dhe vetë kredos së tij estetike.

 

Faslli Haliti

Duket që në pamjen e parë, të spëirfaqshme, pa u thelluar ende në shqyrtime të mirëfillëta estetike, se poeti një vëzhguesi i hollë, që di të dallojë e të veçojë nga shumësia e gjërave që e rethojnë edhe të padukshmen, ku njeriu i zakonshëm nuk e sheh dot.
Siç thotë pak a shumë një tjetër kritik i veoprës së tij, Faslli Haliti e ka krijuar stilin e tij dhe është identifikuar në pasqyrën e krijimtarisë së tij që është fusha dhe sigurisht ai nuk mund të kuptohet pa fushën, pa origjinalitetin, koncizitetin dhe pa shqetësimin social. Nëse Lasgush Poradeci identifikohet me liqenin, dashurinë dhe yjet, kozmosin, Faslli Haliti, identifikohet me fushën, me poezinë polemike, me peizazhin piktorik filozofik.
Nëse poezia e realizmit socialist kish në fokus njeriun e dogmatizuar dhe bardhë e zi, Haliti, falë fuqisë së talentit ekapërcebnte këtë prag. Mjafton të kujtojmë një poezi të hesrhme të tij, të kohës së rinisë, “Njeriu me kobure”, ku poeti i thyen të gjitha skemat e poezisë së kohës. Ndërkohë, poezia e tij, në këto dy dekada tranzicion demokratik, ka në epiqendër njeriun basjkëkohor, anën etike, sociale filozofike dhe humane; jetën e gjallë, plot dinamizëm, përplajsje, dyzime, komplekse, vuajtje e dhimbje, njeriun në tërësi, që është baras me shoqërinë në kompleks.
Kriticizmi është një veçori e aktit të tij poetik, një tendencë zhbirimi ndaj dukurive negative dhe regresive të kohës, sidomos në aspektin e devijimit të vlerave morale, etike dhe të lirisë së njeriut.
Thënë ndryshe, poezia e Halitit, herë në mënyrë të qartë e herë të turbullt, në në kohën e monizmit zhbironte simbolikisht e metaforikisht “mëkatet” e Kohës, në dy dekadat e demokracisë herë sheh rreze drite, herë mjegullnajë; tjetër herë sheh demokraci e liri me tepricë, në çaste hutimi zhytet në errësirë, pa shpresë. Por grija etij nuk është dëshpëruese, është thjeshtë një apel për të rivlerësuar qëndrimin e njeriut bashkëkohor ndaj demokracisë reale dhe jo për fasada demopkratike.
ku.
Një nga poemat e tij më të lakuara dhe më mbresëlënëse është poema “Dielli dhe rrëketë”, ku poeti stigmatizon burokratizmin, si një plagë gangrenë e shoqërisë soicialiste. Këtu poeti I tejkalon caqet e “lejuara”, kapërcen muranën dogmatike të kohës dhe godet ashpër poetikisht “rrëketë” burokratike, që bëjnë të pikojë çatia e shtëpisë së heroit dramatiko-lirik të poemës, çatia e njeriut të thjeshtë, fshatarit, punëtorit dhe nëpunësit të vogël.
Prapa këtij konstatimi është një botë e thyer simbolike, alegoria, metafora, një thellësi trodnitëse që shpaloset me simbolikë shumëdimensionale. Çatia që pikon është metaforë e rënies së shoqërisë shqiptare të kohës në grackën e iluzionit dhe të dogmatizmit.
“Flirti” i tij me Udhëheqësin dhe partinë shtet është një mënyrë për t’i kaluar censurës pjesa tjetër e poemës, kriticizmi, rebelizmi kundër vetë epokës, që prodhonte dyfytyrësi dhe mungesë integriteti moral dhe të cilat Halliti i denancon me një penë të hollë dhe zhbiruese deri në skutat më të errëta.
Ironia dhe satira godasin pa mëshirë, alegoria ngrihet si një mal kërcënues për rehationë dhe komoditetin shterp të shefave të dikurshëm, që jetonin vetëm për hir të dukjes.
Me njëzet e dy përmbledhjet e tij poetike, Haliti dëshmon një vlerë të padiskutueshme të letrave tona kombëtare, të letrave poetike, që janë stolia e veçantë, vetë kurora e shpirtit të një kombi. Poeti vijon të jetë i dyzuar, në vargjet e tij përleshen e mira me të keqen, frika me shpresën, dhimbja e depresioni me magjinë e gjërave të bukura, idili me rrënimin e vlerave dhe shitjen e shpirtit njerëzor.
Brenda poetit nuk ka më frikë e hije, as mungesa e lirisë nuk ekziston më. Por liria me tepri, anarshia, krimi, dhuna, intoleranca, degradimi i personalitetit njerëzopr, makutëria dhe grykësia janë pjesë e angazhiomit të tij poetik, për të dëshmuar të vërtetat e kohës sonë.
Ka çaste që ai hepohet, zhytet në errësirë, klith me dëshpërim e dhimbje, sin ë poezinë që do të citojmë pak më poshtë, por prapa del në dritë, shikons si përthyhen rrzet jetëdhënëse dhe shpreson se nuk do të jemi gjithmonë në krizë e në tunelee ankthioze ne shqiptarët.

“Sot
Dashuria
S’më shpëton dot
S’më shpëton trimëria
S’më shpëton dot as vëllai
Nëna
Babai
Fëmija…
Më shpëton vetëm vdekja
Vdekja
Shpëtimi im në çaste shah-mati
Guri i zi i vdekjes, i lëvizur me guxim
Lëvizja e zezë e gurit të zi, shpëtimi im!”

Poezia “Shpëtimi“

Faslli Haliti është një poet me imazhe të gjalla, me gjendje dehëse e befasuese, me akte konkrete konkrete shkrimore, me motive të veçantë, të larmishëm dhe të begatë, me ide etike, morale, filozofik, transhendente dhe mesazhe të shumta që pulsojnë në çdo varg strofë e poezi të tij.
Kredoja e tij poetike është dashuria, thelbi i heroit liriko-dramatik është uni i tij në raport me dukuritë e kohës, të së kaluarës dhe të së sotmes.
Vargu i lirë është njësia kryesore e rrëfimit të tij poetik, që buroin si nevojë e e brendshme për t’u shprehur lirshëm poetikisht, për të dhënë sa më shumë impresione, thyerje dhe mesazhe. Ndonëse vargu ndërtohet pa ndonjë rregull të caktuar: në strukturën e tij të plotë ka harmoninë, ritmet e brendshëm, një ritëm të brendshëm të dukshëm e të padukshëm, të cilin ai e kthen në njësi të ligjerimit poetik.
Strukturat e poezisë së Halitit duket se tij janë të larmishme, çfarë në thelb i përgjigjet kërkimit të tij në botën e motiveve, të ndjenjave dhe emocioanve që na përcjell.
Në analizë të fundit, asapak shteruese, por thjeshtë konstatuese, mund të themi Faslli Haliti është njëri nga poetët më të rëndësishëm të poezisë shqipe, me një fytyrë artistike të veçantë, që nuk përngjet me askënd, veçse me vetveten.
Ai ka zërin e tij, këndvështrimin e tij, mjetet e tij poetike dhe e vështron realitetin me syrin e piktorit dhe të poetit njëherësh, duke pikturuar me dorë të lirë gjendje dehëse, trallisëse dhe që përcjellin tek lexuesi emocione të forta.
Idetë dhe mesazhet e tij janë një reflektim i gjallë ndaj realitetit aktual të ditës, ku me përgjegjësi intelektuale, me figura të gjalla e të skalitura, me një tekonologji moderne të aplikimit poetik, Haliti ngre dilemat dhe udhëkryqet më të trishtë të kohës në përvoja të mrekullueshme poetike dhe i formëson poezitë i çliruar nga trysnitë, duke i strukturuar me me një plasticitet dhe origjinalitet të pashoq, çfarë i mundëson atij një vend të nderuar në kurorën e bukur me lule shumëngjyrëshe të pemës së madhe poetike të botës shqiptare.
H..@..B..H.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s