POEZI, FRYMËMARRJE SHPIRTI – Meri SURLI ( Greqi) / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Meri  SURLI

 

POEZI, FRYMËMARRJE SHPIRTI

Rruga e poezisë është e gjatë
ashtu si vrullimi i jetës.
E pafundme rruga … po aq udhëtimi dhe ëndrra.
Frymëzim në kohën e vetmisë.
shfaqje në dritë … qartësi kristalore
reflektim i brendshëm i sendeve.
Frymë harlisëse e lulërisë së natyrës
dashuria, gjaku dhe sperma,
begati të korrash ndjesore
në një mënyrë mrekullore.
Puthje ligjërimtare bilbili, nostalgji ..
Diçka që shpëton .. Diçka superiore.
prek hyjnoren, ndjeshmërinë
korale, flutura, yje
bukurinë e harmonisë,
dhimbjen, vdekjen.
si kal vrapon me dhimbje.. me gëzim ..
pastron mendimin
duke mbushur heshtjen me muzikë …
Përzihet me frymëmarrje të tjera transparente.
Zbulon misterin e shpirtit
Përjetime të vërteta,
ankesa, që s’ fituan të drejtën ende.
I vesh flatra dashurisë.
Prek çka ndjeve, atë që takove,
të dukëshmet, vegimet.
Mbron nga era ëndrrat arqëndisur
shpresa … pritje…
shprehje e lirë mendimesh
një ekzaltim filozofik i ekzistencës,
diell lëvizës mes thjeshtësisë,
që arrin lartësinë ekstreme
duke justifikuar përjetësinë ..!

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s