Poezi nga Agim Bajrami

Poezi nga Agim Bajrami
 
 
Atyre që më janë mërzitur
 
Ndodh shpesh që ti mërzis të tjerët,
ndaj kanë të drejtë të mbajnë mëri
Vendlindja që e lashë kaq herët
dhe rrallë , shumë rrallë kthehem aty
 
Çatia që se kam ndërruar
( Që veç çati nuk quhet më)
Një lyps pa këmbë edhe pa duar,
që asnjëherë asgjë si le
 
Hardhija që si flas me emër
dhe si them kurrë mirmëngjes
Dy vajzat që i bëj me zemër,
kur iki larg dhe pa adresë
 
Një shok që e lash të priste gjatë
dhe ende ndjesë si kam kërkuar
Pulëbardha që më lut çdo natë
një fjalë nga unë për tu fejuar
 
Babai që më sheh pak hidhur
dhe nuk mbyll sy pa ardhur unë
Këpucët që harroj pa lidhur
e premtja që i them :e shtunë
 
Të gjithë ,të gjithë më janë mërzitur
me sy të vengërt inatçorë
Unë kam kaq kohë me mendje ngritur,
që nga janari në dhjetor
 
Prandaj zë qesh kur ju më shani
dhe kur më quani hutaq
Të rrosh çdo çast nën sy shejtani
është mirë dhe kaq !
 
 
 
Takohemi atje
 
Takohemi atje
Atje ku të pres në çdo stinë,
ku lulet të gjitha kthejnë kokat nga ne
dhe bëjnë me aromë një lëndinë
 
Takohemi atje !
Në ate vend që veç ne kemi prekur,
ku shiu mund të nisë dhe pa pasur një re
dhe qielli s’ pranon yj të mekur
 
Takohemi atje,
ku edhe një pemë mund të buzëqeshë,
ku një vajzë prej gjethesh me joshje të deh
dhe ti nuk ngurron pas ti vesh
 
Takohemi atje,
ku varkat dhe peshqit pluskojnë përmbi valë,
ku deti nën këmbët e tua nuk fle,
por hyn brenda teje ngadalë
 
Takohemi atje,
atje ku takon njerëz sybukur,
ku dimrat mistrecë s’ të qëllojnë me rrufe
dhe mund të zesh mike një flutur.
 
Takohemi atje,
ku ankthet dhe brengat zenë treten,
ku çdo dallëndyshe të zgjedh për fole
dhe shpesh të ngatërron me vetveten
 
Takohemi atje,
por të lutem mos më ler të pres gjatë,
përndryshe mund të shndërrohem në një kalë pa fre
dhe të humb nëpër natë
 
Takohemi atje …!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s