Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Nëna ime
 
Nëna ime gjithnjë mbjell ullinj.
Verë e dimër,
Duart e saj janë prej dielli.
Ajo qep rroba të bukura prej shprese.
Dhe shtëpia zbukurohet me gëzim.
Kur qesh ajo…
Eh, vendi vishet me dritë.
Qetë shtrihet deti në prehrin e saj.
Unë një pulëbardhë
fle mes krahëve…
 
 
 
***
 
Më është bërë vjeshta rrobë e shpirtit.
Sa herë mundohem ta heq ,
më mbështjell me mall…
 
 
 
Dita ime
 
Dita ka duar të bardha.
Sytë prej qielli dhe zërin e heshtur.
Udhëton në gjurmën time.
Bie me shkëlqim në krahët e mi.
Ngjitet në lëkurën time dhe lë lule të kuqe.
Më prek ëmbël fytyrën dhe gishtat e erës i rrëshqet nëpër flokë.
Poshtë këmishës së bardhë puth mollët e kuqe.
Shtrihet me mua në shtrat,
ku rrahin krahët zogjtë
e stinët varen në dritare.
Më prek me duar të bardha…
Është e bardhë…
Dita ime mbi mua mbjell grurë.
Këndon idile dashurie…
Më puth në buzë.
Kryqëzohet në këmbët e mia.
Brenda vetes…Më jep dritë.
Dita ime ka duar të bardha.
Je ti shpirti im!
 
 
 
Një kal vjeshte
 
Një kal
rrëzuar në vjeshtë.
Mbi qerpikë i rri gjithë trishtimi.
Nën thembrën e gjakosur mbledhur dhimbja.
Ah, mbi shpinë !
I bëhet mal;
Pritja …!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s