Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

GRABITJE

Ma mori puthjen petale e trëndafilit
për të aromëzuar buzët e vajzave,
ma mori lotin shiu
per të larë mëkatet e dashurive të vrara.

Ma mori frymën era
për të përkëdhelur lulet e bardha,
ma mori gëzimin pranvera
për ta shpërndar si polen fushave dhe arave.

Ma morën dritën hëna dhe yjtë
që shtratet e cifteve t’i kthenin në magji,
ditët m’i morën ngjyrat e ylberit
ta kthenin në ylber çdo nusëri.

Ma mori këngën vala e detit
për të këngëzuar ëndrrat e çifteve netëve të vona,
ma mori shpresën pritja
për të rritur shpresat dhe pritjet tona.

Ma mori mallin, malli
për të ngritur kala dhimbjesh për ata që s’i kemi pranë,
për ata që janë shpërndarë kontinenteve,
për ata që janë bërë parajsjanë!

Veç me këto grabitje jam i lumturuar!
Asgjë s’më morën dhunshëm,
gjithçka e kam dhuruar!

 

GURI I SIZIFIT

Ndoshta ishte më i lumtur Sizifi se ne!
Ai e dinte detyrën
dhe gurin e ringrinte
sa herë i rrokullisej në humnerë.
Po ne?
Ne, pse këtë gur duhet ta ngremë
nga dita e lindjes deri në ditëvdekje,
Pa u shpërblyer asnjëherë?

Pse o zot na ke dënuar kaq keq
Në këtë cep të harruar të gjithësisë?
Kemi qindra e mijra vjet
jemi bërë të gjithë sizifë…
Mbi shpinë
mbajmë gurin e vuajtjeve,
mbajmë edhe batakçinjtë politikë!

 

NËN RREBESH

Re të grisura si xhinse gjimnazistesh
varen poshtë Dajtit,
mbi pallate,
hedhin shkrepëtima,
derdhin lotë
si vajtojca që vajtojnë fate…

Ndoshta vajtojnë fatin tonë
të mbyllur në burgje ndjenjash,
vajtojnë ligësitë që rriten mes nesh,
ligësi dhe dhimbje
që na mbytën,
këto vargane të pafundta resh.

Le të bjerë rrebeshi mbi rrebesh!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s