Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
KUR NËNA SHKRUAN…
 
Ç’ u bëre mo’ djalë,ç’ u bëre?!
Kaluan vite shumë,
m’u sosën dhe lotët tani’
edhe ai çikë gjumë…
Motra e vogël nga goja s’ të ndan:
Ç’na duhen paratë moj nënë, ç’ na duhen
kur vëllanë s’ e kemi pranë!!
Pra kthehu Zogu i nënës,
kthehu sa më parë,
Në çdo çast të kërkon shtëpia,
krevati bosh në qoshen e dhomës,
e fqinja nur e dritë përballë.
Eja, eja, o gas e jetë,
ktheja beharin nënës zemërkrisur,
kokën e bukur në prehër t’a mbështes,
t’i përkedhel me mall leshrat e harlisur,
Pastaj,
Ah, pastaj, le të vdes!
 
 
 
FLI BUKUROSHE
 
Fli e shtrenjta ime, fli !
mblidh ëndërra dhe buzëqeshje nëpër agime,
mbuloje shtratin ngjyra pranvere e aromë trëndeline.
Fli bukuroshe!
Kur fle, bëhesh motër me një Hyjni,
nuk zbret nga qielli Ajo,
as si një Gorgona nga deti del,
është në gjak, në zemër e në gji,
njerzve që u bie në kokë;
E quajnë thjesht DASHURI…..!
 
 
 
PSE?
 
Mos vallë magjistricat,
fatin tonë parathanë,
kush vallë na hëngri me sy?
Kur më the:
S’bën për mua, dashuron çmendurisht!
Një gjë nuk e kuptove kurrë ti,
se dashuria është marrëzi!
Kur unë i marri, besoja,
se toka do ndalë rrotullimin,
kur të ndahemi ne të dy,
por jo,
veç zemra ndaloi trokitjet për ty…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s