Poezi nga Sonja Haxhia / Shkëputur nga vëllimi poetik ” “Kthim me diellin”

Poezi nga Sonja Haxhia

 

***

Po marr të parin fluturim

të iki këtej sa më larg,

të largohem nga e përditshmja tokë

nga zhurmat kthyer në kaos

e të qetësohem qiellit më të lartë

pafundësisë

ujëvarave, ku rrjedhin retë.

 

Kohë

 

Ç’ mund të kërksh më tepër prej meje?

Përsëri zhvendos kufijtve të tu?

Prapë s’ di të ndalesh,

veç ecën e ecën gjurmëvragave pakufij!?

 

Provova të të marr mendjen

të ngrija hapësirën tënde

diku në  meridiane diellore,

por si përherë djallëzore

mjergullave vendin u lëshove,

e kur të shihja nga larg

ajër, dritë,  yje

sa çelje mëngjeset

drejt perëndimit vrapoje,

aty ku qiell e tokë bëhen një.

 

Kohë,

kohë e paskohë

zvarrë të kam tërhequr zinxhirëve të jetës

dhe pse dhimbjen kam lenë shenjë tek ty

parfumin ta kam pirë

ngjyrat po ashtu ti kam rrëmbyer

dashurinë në çaste fluide kam ndjerë

e kurrë s’ të quajta iluzion.

 

Kohë,

s ‘të mat me masën e  galaktikave

shoh çfarë ti transformon,

si tingujt dridhen në ajër,

si blerimi venitet me vjeshtën,

si yjet rrëzohen në qiell

e si ti rend përmes heshtjes.

 

Shkëputur nga vëllimi poetik ” “Kthim me diellin”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s