Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

NYJA E HOMERIT

E kanë heshtur nga jeta të vërtetën që dhemb
Ende nuk është zgjidhur Nyja e Gordiut që shëron
Nuk e ka ndezur kot fenerin e jetës Homeri
Me gjuhën e Tanagrës folëm para Krishti.

E di njeriun e vrasjeve se kohës sime
Jeta ishte kryeneqe më mua dhe me heshtjen
Edhe pse kurrë nuk isha mëkatar i saj
Asnjëherë nuk mësova për historinë e drejtë.

Na fshehen nga dielli dhe gjuha e zotit
Vdekjet ishin më shumë se lindjet tona
Por ,kurrë nuk u gjunjëzuam para asnjë stuhie
Lutjet i kam dëshmitar për ngritjen deri në Ozon.

Vërbërisht mësoja se si ndizej drita e diellit
Sytë e Eves më falnin bukurinë e Mona Lizës
Tani po i thej copë e grimë gotat e dehjes mijëra vjeqare
Dhe shpirtin e lirë dua të ndajë nga ferri i Dantës.

Me Homerin nuk jemi larg t´i flasim njeri-tjetrit
Mjaft jetuam në gjuhën e huaj pa u njohur deri tani
Nuk e ndezi kot fenerin për t´i treguar botës rrëfimin e tij
Me Tanagrën folën shqip gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti.

Nuk është larg toka e jonë nga dielli i lirë i lirisë
Sa afër më rri kur vdekjen dhe lindjen ia fala çdo çast të jetës se bukur
Kur mësova të fshehtat dhe të drejtat e fenerit të Homerit
Atëhereë vetëvetiu më erdhi zgjidhja e gatshme e Nyjes se Gordiut.

 

LARG

Larg kush mbeti sonte në teatrin shekspirian
Cili i shpëtoi stuhive të Etnas që rrëmbeu të gjallët
Ah,si na i shkatrruan kujtimet që me vite ndërtuam
Në errësirë më lanë me frikën pa zot e pa fjalë.

Sa larg më rrijnë mendimet në ç´fajësi më dha jeta
Fundin botës së ndyrë kurrë mos ja pafsha asnjërit
Edhe atëherë kur udhëkryqet të lënë pa dritën e diellit
Në një pikë të Ozonit ndalojmë me jetën pafajësisht.

Nuk dua të mbetëm kurrë larg diellit pse po u rebelova në gotën e dehjes
Edhe nëse mbetëm ferr i Dantes pa e ditur ku e kam fillimin a fundin e jetës
Ballëlartë rri përse e ruaja fjalën e shejtë ditë e natë si relikt muzeu
Njëjtë mos i besoni vdekjes se përandorëve sikur lindjes se emrit tim.

Sonte lexova se Kisha e parë në botë është ndërtue në Kosovë
Kur e gozhduan Krishtin lutje bëra në Durrah për shërimin e plagëve tona
Asgjë nuk më është larg nga vetja ime nëse flas gjuhën e zotit
Nga nëna kam mësue se si ta dua të bukurën e detit dhe të tokës.

Jetën kurrë ma afër nuk e pata se kur shkrova për poezinë që ikën nga djajtë
Me vargjet e poetëve seç u gjënda si në kopsht lulesh rrugës për Olimp
Larg vetëm fytyrat e korbave dua t´i kthej nga kanë ardhur këta dëmonë
Më rrëfeni për atë zot pse toka dhe qielli nuk e kalojnë të njëjtën rrugë.

Ende janë larg për t´u shërue plagët që fjala ime ndoshta i ndezi flakë
Kur për të mbajtur fjalën, jetën ia fala ëndrrave që më çmendin orë e çast
O zot cili jemi larg a me afër fjalës se shenjtë të shqipeve të mia
Kur rrijnë si hije e diellit pranë vargut që hynitë ma sjellin mbrëmjeve pafund.

 

DET O DET

Nuk heq dorë nga deti
Të flaki urrejtjen nga stuhitë
Në ç´Titanin më shndërruan
Tradhtitë e tij.

Sa i ligë është deti
Kur ti i fal gjuhën e zotit
Dhe vetë mbetësh fjala e shenjtë.

Çuditëm çfarë shpirti kanë peshkaqenët
Pas vdekjes sime vrapojnë si palaço
Miqësinë e korbave më ofrojnë
Ah,besnikë të djajëve tani kanë mbetur.

Ndoshta nuk mbetet toka e vejë
Asgjë mos fal o zot,as besimin tim që ta fala dje
Do e mallkoj shënjtërinë e fundit që më ka mbetur
Pse marrëzisht ngrita gotën e dollisë dhe besova.

Tani tërë jetën time e kam të dehur
Kur e di se më shumë sot ju besohet djajëve
Fjala ime e shenjtë u vra dje dhe sot.

Eh,deti im sa të jam betue me ngrohtësinë e diellit
Rri i lirë se unë po iku fundit tënd të Titanikut.

 

PIKTURË NË PËRGAMENË

Rrugën më të shkurtër për të ekspozuar pikturat e përgamenës e gjeta Çabratin
Në vend të rrobave ju kam sjellë vargjet e poetit Ali Podrimja
Kështu do të jemi të barabartë me diellin.

Sonte ndaloni përpara eshtrave të ndarë në një mijë copa pikturash i kam ndarë
Kam vendosur edhe nëse hi të bëhëm dua të ekspozoj rebelizmin tim
Tokën më nuk dua ta lë pa asnjë zot, kur këtu jemi edhe para vetë dreqit.

Jemi vonuar me vite nga fatet që na rënduan zotnat e njeriut fatkeq
Deri më tani njëqind herë kisha qenë kënga dhe buzëqeshja e diellit
Tokës ende i vie era gjak e helm që nuk munda ta fshijë kurrë nga dheu
Nuk desha të protestoj para ditëve që i ngjanin më shumë natës se sa diellit.

Prapë diçka më ndalon në shpirt dhe e kam vështirë të ta them
Ndoshta një ditë në mes kufijëve të ndarjes më duhet të ndaloj
Ç´faj kisha unë apo koha ime kur gjuha e jonë ishte mëmëce dhe e ndaluar
Dikush ishte fajtor përse u vonuam të gjendëm ballë për ballë me vrasësit e Apokalipsit.

Tokës dua t´i falëm për mëkatet që vetëm njeriu di t´i bëj keq
Në emër të dritës së diellit dua t´i kërkoj qiellit pak shi se kam etje
Nuk i dua më stuhitë që m´i ngjanin burgjeve peseqind vjecare
Nuk di tani si t´ja bëj të protestoj apo të ekspozoj edhe pikat e fundit të shiut.

Më thuaj si më është ma lehtë të vie deri te ekspozita e përgamenës

Të luftoj as këtë nuk di ta bëj sepse të gjithë luftëtarët e atdheut vdiqen për një ditë
Vetëm unë kam mbetur me ca trëndafila duke ju vënë secilit nga një lule pranë lapidarëve
Pushka më ka mbetur mbi supe e nuk më hiqet dot nga mendja as nga sytë.

Më thuani cilin djall duhet vrarë a cilin ta shpetoj nga nga çmenduria e tij vrasëse

Tani a jam në gjysmë të rrugës dhe gjysmë gote të ngritëm vargut tënd poet
Si do të dukej flaka e diellit nëse hi e pluhur ndezen kufijtë e shqipeve
Protestën vetes ja kam drejtuar se mjaft protestova për të tjerë o fatkeq
Diellin e kisha ëndërr ,sikur edhe vetë jetoja në ëndërr të shpetimit nga ferri.

Sonte askund nuk mund të më ndalohet të protestoj,as të ekspozoj pikturën e përgamenës rrugëve të diellit e Gjakovës.
Dua ta fsheh fajin e Urës se Fshejtë pse ia murosi gjinjtë e të voglës nusëri
Lë të dehemi tani tërë jetën me gotën mbushur verë e herë mëkate lotësh.

Një lule dhe lutje për Yllka Domi dhe të gjiithë Yjet e Çabratit.
Gjakovë,Ti je vetë Përgamena e fjalës dhe e frymës shqip.

PS- lexuar në Mitingun e 53-të poezisë në Gjakovë

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s