Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
MAHNITJE EROTIKE
 
Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare
I vjedh mollat e para –
Duke i fshehur në gji…
E vërejnë këtë gjë fqinjët.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare
E shoh edhe unë
Se i mban të fshehura në gji
Shikimet e fqinjëve…
Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare
Të pyes:
O Zot! Çfarë burrash janë ata
Që gjejnë përkëdhelje më të shenjtë
Në vorbullën e gotës
Se sa mes buzëve të femrës!
 
 
PSALM
 
Kush je ti
Moj bukuri e hidhur?
Prej nga vjen
Dhe nga po ngutesh?
O, Zot!
Stërgjyshërit e mi,
Fqinjët e mi,
Miqte e mi,
Armiqte e mi
Dhe unë mes tyre
Gjith po rendim pas teje:
Të verbër e të cveshur,
Të shurdher e memecë,
Me mijëra vjet
Zvarrnisemi në gjunjë,
Përkulemi me evlavi,
Flijohemi për ty
Dhe ti gjith po na lind
Dhe trembesh prej nesh.
 
 
 
BESNIKËRI
 
Përse rritet vallë
Vala përmbi peshq?
Një besnikëri kalimtare
Gjithnjë vjen dhe ua mbulon
Rrëshqitjen
Ndërmjet shpresës dhe frikës.
 
Në fund të fundit
Edhe peshqit ankorojnë
Në njëfarë limani
Si çdo anije e vjetër
Të cilën vendalinjtë
E shndërrojnë
Në drurë zjarri.
 
Përse rritet vallë
Vala përmbi peshq?
Kjo është pyetja.
Përgjigja –
Edhe ajo është
Vetëm një valë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s