Kalendari poetik: Fjodor Ivanoviç Tjutçev (1803-1873) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fjodor TJUTÇEV

Kalendari poetik: Fjodor Ivanoviç Tjutçev (1803-1873)

Më 5 dhjetor është data e lindjes së Tjutçev-it. Diplomat rus, si i tillë ka jetuar shumë kohë në Torino dhe Mynih ku kishte miq poetë të njohur si Heine etj. Sot kritika letrare e çmon si një ndër poetët më të shquar rusë, sado që Tjutçev nuk e mbante veten për njeri të letrave dhe nuk merrte pjesë në qarqet letrare të kohës. Pati shkruar shumë artikuj politikë rreth marëdhënieve të Rusisë me perëndimin. Kurse nga poezia e tij, sot kanë mbrritur rreth katër qint lirika. Ja një nga shqipërimet prej poetit të shquar rus:

T’I DUA KËTA SY,
(Люблю глаза твои)

T’i dua shumë këta sy, mikja ime,
Janë si lojë flakësh e magjie,
Kur beftas, në çast, lart ata i ngre,
Sikur nga qielli shkrepëtin rrufe
Apo kur hedh shpejt një vështrim përqark…

Por është një magji m’e madhe se kaq;
Sytë e tu të zij, përherë të dlirë,
Kur jemi me pasion duke u puthur,
Përmes qerpikëve të tu të ulur
Zjarr i zi ndizet, një zjarr plot dëshirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s