Kalendari poetik: Maria Luisa Spaziani (1922-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Maria Luisa SPAZIANI

Kalendari poetik: Maria Luisa Spaziani (1922-2014)

Ka datën e lindjes sot poetja dhe përkthyesja e njohur italiane; qysh në moshë të re drejtonte një revistë të vogël që e bëri të njohur me emra të mëdhej të letërsisë italiane si p.sh., Umberto Saba, Sandro Penna, etj., por edhe të huaj si Virginia Wolf. Në janar ’49 u njoh me poetin Eugenio Montale, me të cilin ruajti një miqësi të ngushtë. Ka dhënë frëngjisht dhe gjermanisht nëpër universitete të ndryshëm në Itali. Ndërkaq shkruante dhe përkthente pa pushim vepra të autorëve të mëdhej si Ronsard, Flaubert, Yourcenar etj. Me aftësitë e saj intelektuale i kapërceu kufijtë e Italisë; në udhëtimet e saj nëpër botë pati rast të njihej me personalitete të fuqishëm të botës letrare si Ezra Pound, Thomas Stearns Eliot, Jean Paul-Sartre etj. Ka qënë kandidate për çmimin Nobel në vitet ’90, ’92 dhe ’97. Sot sjell për ju një nga shqipërimet që kam prej saj:

VITET…

Mblidhen, si shtëllunga shkumbe vitet
që prej dallgësh të zeza rrihen.
Një breg prej detit më ndan
që në zemër të natës rritet
e mbeturina lundërthyerish më sjell.

Një muze i madh, i rrëmujshëm.
Asgjë s’përputhet me të tjerat. Mes librave
të rinisë parë gjallojnë lodrat
e fëminisë dhe copa
nga fustan i nusërisë.

S’gjen prehje ky det. Dhe prej meje
kërkon syhapur të vëzhgoj çka mbetet
nga kjo fushëbetejë. Përpara
më çfaqet e shkuara e kaltëruar.
Dhe mëkatet e mia dhe të të tjerëve bekoj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s