Ndue Ukaj

 Ndue Ukaj

Ndue Ukaj (1977), shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist.

Është i përfshirë në disa antologji të poezisë, brenda dhe jashtë vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht, turqisht, dhe janë botuar në shumë revista prestigjioze. Është autor i librave: “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, 2004  “Ujëvarat e metaforave”, 2009 “Godo nuk vjen” 2010, “Ithaca of the Word” 2010, poezi, “Godo is not coming”, “Arka e shpëtimit,” 2012, “Gjithmonë diçka mungon”, 2017, “Krijimi i dashurisë,” 2017.

Libri me poezi Godo nuk vjen, u laureua me çmimin kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më te mirë të botuar me poezi në vitin 2010. Në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, u laureua me çmimin për poezinë më të mirë. Revista letrare The International Poetry Transation And Research Centre, që botohet në Kinë, më 2014, e ka vlerësuar një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë. Po ashtu, ka fituar çmimin Creativity prizes” në Naji Naaman’s Literary Prizes 2016.

Është vlerësuar edhe me mirënjohje dhe çmime tjera letrare.

Ukaj është anëtar i PEN-it në Suedi.

 

Vajza që e do poezinë

Ajo lindi në ditën kur s’duhej,
Qyteti kundërmonte aromë t’ keqe
E zogjtë kishin ra në qetësi t’ detyruar.

Aroma e luleve ishte mbytë nga duhma e shurrës.

Vetëm zhurma e aeroplanëve dëgjohej
Dhe shushurima e korit t’ kohës,

Ku kanë  zënë vend politikanët me xhepat plot parulla.

Koha ikën.

Mes nesh kryelartë rri jeta jote
E ëndërruar çdo natë.
E ne- t’ hutuar, shikojmë sytë e saj, si pikturojnë nëpër vite,
Ato kujtime të shpërndara si flokët e shprishura në trupin tënd.

Pastaj shtrojmë pyetje të shumta,

Pyetje që u mungojnë përgjigjet
Ditëve kur shfaqen njerëz me shikime t’ mjegullta
Dhe duar të ngritura nga qielli që kërkojnë mëshirë.
O Zot,
Në qytetin e saj, ka shumë bërllok
Ajo e do poezinë, por s’ i lexon përrallat patriotike
Ajo i pi kafet e zeza,  por me një gotë raki

Ajo e ka fustanin e zi, por mendjen e bardhë.

O Zot, ç ‘predikime dëgjon ajo, me veshët e bukur,
E sytë e stuhisë që i shohin përtej mureve.
Ajo bën plane për të nesërmen

E fustani i kapet në një gozhdë.

 

Pastaj qetësisht kërkon fundin e gjërave pa e kuptuar rrugën e daljes
Dhe kështu i shterret fjala dhe shtegton nëpër imagjinatë.

Në vetmi kërkon Kullën e Babelit,

Në një ditë kur tullat i përplasën nëpër gishtërinjtë e saj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s