Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

MARA
(ose: forbla unë)

Mara,
Ç’do më thuash për nimfën e malit e forblën?!
Për plugun e bujkut e farën e mirë, m’ke rrëfyer kaherë.
Për tokën e butë, t’kam folur unë, Mara.

(Karkalecat, trupin tim endin.
Mara, end pëlhurë!)

Rruga që ke zgjedhur,
Ku të shpie, Mara?!
Me hiena dhe gjarpërinj
Jetojmë çdo ditë!

Eh, Mara!
Mara!

 

LUTJE IMZOT PJETËR BOGDANIT

( me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imzot P. Bogdanit)

Gjuha s’lejove të dvaret
as Arbëria të quhet Turkistan
po karavezir Pi-c-rrakët gjëmojnë:
“dar al harbi
dar al islam”
Anatemojnë dhembjen
dezertorë në faqet e historisë dëshmohen
dhe Salman Rushdie-n e dënuan me vdekje
Ata
Gjergji e Kastriotëve s’e njohin
as Palin e Engjëllorëve
po s’deshe të quhesh inkuizitor
fali mëkatarët
o Atë…!

 

AROMË ZJARRI

Gjithçka fillon me Ty,
me ujin, ajrin dhe tokën
dhe ja rruzullimi
ti mollë e syve të mi
mitet e pathyeshme thyen.

 

SHQIPËRINË S’E BËMË DOT
(Indriz Seferit)

1.
Në librat e Don Mikelit në Stubëll shkruan
se Idriz Seferi lindi në Motin e Madh
të Martirëve të Karadakut,
më 1847
njësoj si në rrëfimet biblike, Hyji Atë
e sprovoi me dëbim nga Toka amë
e Ai, kurrë nuk e humbi besimin në Të
Që nga ai Mot në shenjë
Tokën e Premtuar e kishte ëndërr të përditshme

2.
105 vjet mendja jonë e burgosur
shpirti ynë i tretur
dhe ngjyra gri e atdheut
sa herë na kujtoheshe
a ndokush nën dhëmbë emrin tënd pëshpëriste
ne të vrisnim
kur në shkëmbinj katedralesh
gdhendej fytyra jote
dilnim mendsh fare e sërish të vrisnim
s’durohej mustaku yt
s’durohej shikimi yt
as hapi yt s’durohej
emri yt prej shenjtori t’kallte datën
Ne vetëm gënjejmë e gënjehemi
e bëjmë sikur bij të dritës jemi
dhe tej kënaqemi kur me terrin shëmbëllejmë

3.
Tash që sërish n’Gjilan erdhe
ngjitu Majës së Zezë
e shih Luginën dhe Shkupin
sa larg na janë degdisur
se Shqipëria pa Ty s’u bëka.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s