Ambasadori / Nga: Fatbardha Sulaj

Ambasadori

 

Nga: Fatbardha Sulaj

Nuk di pse ambasadori ndërroi mendje, duket se harroi misionin e tij përse shteti e kish nisur të përfaqësonte vendin atje, nuk i interesoi as flamuri kombëtar, as pse u ngrit ky flamur…!

Ndoshta kish axhendën e zënë, sikur ndodh shpesh me ambasadorët, konsujt, etj…

“Sa keq më erdhi” – tha sikur ti ishin mbytur gjemitë Monikës.  “Të paktën ta kisha parë ambasadorin tonë, si ishte, sa inteligjent, sa simpatik dhe sa klas kishte…”

-Eh,  shtova-: Ti Monika e vret mendjen kot, ambasadorët sot të takojnë vetëm po të jesh person VIP,  ti nuk përfaqëson kush e di se çfarë, kështu mos humb kohë kot.

Monika, kish ngrirë, pale ku kish humbur diku, ndoshta ëndërronte takimin me ambasadorin.

E kapa nga krahet dhe e shkunda fort – Monika je këtu?

Monika shqiptoi një po të thatë. Ndoshta Monika kish të drejtë,  ambasadori duhet ta vinte ujin në zjarr,  në mos të kotej së paku pas gjithë atij ëndërrimi.

Pastaj, mendova ti kthej humorin, duke i thënë:  Monikë po ti je vetë Ambasadore, ndoshta ai tipi, domethenë Ambasadori të mendon si konkurente dhe s’ të takoi.

Ajo buzëqeshi pak  dhe lëvizi dorën…

“Eh unë ambasadore, ndoshta do jem ambasadore për ty”…

Gjithësesi unë vazhdova: ” Mos harro,  ambasadori e ka tashmë emrin tënd, herën tjetër do jetë ai që do të kërkojë takim”

Monika ktheu kokën  dhe qeshi fort…!

@fatbardha sulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s