Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

SHPRESA TË (Ç’) KAPURA

Shpresat e ngatërruara
Lodronin si nëpër ajrin e trazuar

Nuk ndalonin dot
(As) në këtë kohë të mjegullt

Veç një pikë (pyetje)
Ngeli peng
Për eterin e thithur nga malli

Mos të ç’kapet
Nga duart e përmbajtjes

As të lëshoj riga loti
Si shiu nga ajo lartësi e lartë

E të plasin përmallshëm
Mbi tre gurët e dhembjes…

 

ËNDRRA MË SHIKOI ME BISHT SYRI

Nga (një) ëndërr gati të përgjumur
I çele sytë veç sa për t’më parë
A jam unë apo hija që sillet vërdallë

Edhe ëndrra më shikoi me bisht syri
Në këtë natë të lume
Ku qetësia ishte mbret i fronit të errët

Ti e mbyllur brenda mbështjellësit të gjumit
Përkundesh nga ëndrra si n’djep fëmijësh
E unë i bëj roje me të padukshmen hije

Kur agimi i kuqërremtë e përpiu terrin
Dëgjohen gërhamat e fundit të gjumit
Dhe para portës seç u duk hija ime
Që ta dëftoj udhën e pagjetur të dashurisë.

 

S’MBETI KOHË PËR BESË

I

Eh, s’mbeti më kohë për besë
As për një fije të hollë shpresë

Atë besë të bardhë seç e nxinë
Dhe me t’zeza karvanit u prinë

Brenda etnisë sjellin mynxyrë
Ca maskaxhinj të pa fytyrë

Lumi që do të rrjedh me furi
Përbindëshin e përpin në brendi.

II

Nuk la vend (ky) i ziu plak
Futi turinjtë edhe n’Karadak

Pa u lodhur fare ky “dai”
Haptas i nënshkroi tri tradhti

Si ujk i vjetër në mes të pyllit
Porsi humbës (do ) t’i bie fyllit

Nga poshtë e sheh një korb të zi
Që glacon e nxin çdo kaltërsi…

 

SHTERIM THIRRJESH

Thirrje që humbasin
E përbirohen (si) nëpër dhëmbë

Tok me ofshama të lodhura
Që (s’)dalin (as) matanë murit të zi

Ngelin brenda oborrit të çrregulluar
Si (një) hekrari e mbushur me ndryshkje

Ato thirrje ishin trishtuese
Për “shpëtimin” e shtrirë në horizontale

(Sa) për t’ia kënduar (aq) dhimbshëm
Këngën e perëndimit të përfunduar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s