Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

UNË ECJA NËPËR GJUMIN TËND…

Natën po ecja nëpër gjumin tënd
si somnambul hidhja hapa të lehtë,
nuk doja ta prishja gjumin e argjend,
ndërsa ti krahët zgjasje drejt meje shigjetë.

Hëna nxitonte mbi kokën time e qetë
rrugën ndriçonte për të ardhur drejt teje,
unë vrapoja te ti, si lumi në det,
ti më mblidhje brenda gjirit me litarë rrufeje.

Pas pak hëna u këput e m’ u var ndër duar,
unë dridhesha nëpër gjumë me hapa tě ngadaltë,
mes ditës me diell s’të jepet kjo dhuratë e çmuar,
pěr trupin tënd llastonjë e për flokët e artë!

Nëpër natë po ecja si somnambul pa adresë,
nëpër ëndrrën tënde hidhja hapa të lehtë,
zgjasja duart drejt gjoksit bymyes me shpresë
trupi yt thërriste: ” -eja, eja sa më shpejtë ! ”

 

MIQËVE TË MI

Ju dua të gjithëve pa dallim,
real dhe virtual në odën me oxhak,
jeni dielli i mëngjesit, pranvera me blerim,
ju kam të shtrenjtë, të vyer, ballëlart…

Ju kam yje të globit tim,
qielli im pa ju do të ishte çalaman,
jeni bota e madhe që s ka ndërrim,
pa ju do të isha i ftohtë, cinik, laraman…

Ju kam yje të qiellit tim,
pa ju lapsin do ta kisha të thyer,
më jepni rrezet e para në agim,
te ju gjaku im gjen vrullin për t’u rikthyer!

 

BUKURI E ZHVESHUR

Kur të pa mali u zvogëlua,
kur të pa lumi e ndaloi vrapin,
( krijoi një det pa shkuar te deti)
kur të pashë unë i shkreti
u mbyta pa kuptuar,
në detin tënd të zhveshur…
E kërkoi shpirti, më shtyu ënda,
nuk dua që në botën tjetër,
ca gjëra të mbeten…,
ngatërruar nëpër zemra!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s