Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

DRITËS

Më rrethonte! …
Arsyetimin
dhe gjithë të dhënat
m’i rrethonte
dritës…?
Me dritën e saj e njoha
dritës?…
Nuk lëkundem, vendosmerive
të dritës
vulosa fenomenin
vështrim
detajova!… Hyjnoren
dhe dritën:
Nuk provokoj.

 

SHUAR, VËSHTRIMESH

Mbi linjat, shtruar
zgjoheshin
ndjenjat si një finesë
bukurie
zbarkonin, zjarresh
nxitur
derdheshin!,… Në galerinë
e shpirtit
shuheshin vetëm hijet
pamjeve i lash!….
Studiove të erta aty, ku trupi derdhej
dhe varej si meteor
mes gjithësisë
përballej!… Zjarrit që linte
si nje dhëmb
gjigant shponte.. hapësirat!
Vështroja
mbi pamjet e zjarrta
që trukonin
bukurinë… e natës
zgjonin!…
Syt e tu?…Shuheshin
dezertimit
të gjithësisë dhe parkonin
rrezeve të mia aty
Ku zbuloheshe, si një stalaktit
i derdhur
kohës me lije!… Endrrat
Me bukurinë
shijuar vetëm vështrimesh…!
Nuk e çmoj.

 

GRAVITET

Joshjet, tejkalonin
gravitetin
dhe zgjidhin mbi trupin tënd
ligjerimet!…
Si mes vargjesh shtjelloheshin
gëzimet?!…Diku
linin ligjeratat e tyre përballjeve
të fshehtësisë
dhe thjeshtësisë, nuk i trukoj.
Nuk i trukoj
madhështisë po derdh
mendimet!…
Suprizon mbi vlerat
e gravitetit
pushtuar joshjet!…
Si diamantet
e derdhura në trupin tënd
lëkundej
shpirti?… Kjo epiqendra
e udhëtimit
dhe e vëzhgimit në bukuri
shpalosej dhe
rritej!… Me shpresat?…
Tonet e intensitetit të tingujve
përzienin
Rrezet e një shkalle si shprehje
e veçantë e fjalës
mes ngjyrash, bashkoje!…
Jo dashurinë.
Kjo madhështi e njerëzores
shekujve lironte
jetën!… Provokuar mes dritës
dhe dritës?…
Vesa, si një pigment
i rrahur
dimrave zgjohej!… Pranveres?…
Humbiste
gjallërinë mes agimeve
e treste
dritës!… Kjo dritë e pakët
si ngricat
më ngushton, mos u zbërthe!…
Mes historisë
së zbehtësinë perëndimet
ndrydhen
agimet!… Po t’i afroj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s