Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

 

Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
METROPOL
 
Qytet i çuditshëm Tirana
Gomorre , Sodome , Babiloni
Dielli sheh në habi…
 
Ndërtesa , shtylla , njerëz
rrokëllihen…teshtijnë autobuzë
Tym , pluhur , bezdi .
 
Çifte të rinj me fëmijë
ngarkuar dita me drita,
të ndezura , si shpresat njeri.
 
Gjithçka rrokopujë, si ndjenjat
përplasen dialektet , të lehurat.
Blegërijnë sirenat , qielli çati.
 
Një i dehur a i droguar
hijes së vet i bërtet…
Kërkoj rininë time ! Ku je, ku je …?
 
 
 
VARGMALET SHQIPTARE
 
Kuaj të hirtë …, të murrmë ,
me jele të bardhe ,
vargmalet shqiptare.
Trokëllijnë në shpinë të tokë-kohës…,
kur nga Veriu, bajlozë të zinj
prej gjysm-varri çuan Gjergj Elez Alinë…
Edhe drejt Jugut , galop vargmalet,
kur Marko Boçari e Bubulina
hidhnin mbi ujqër vetëtima .
 
Ne te tjera vise buzëqeshi liria.
Fitimtarët harruan …tokë lumturie,
lule -jete ushqyer gjak arbërie .
 
Rendin kuajt , vargmalet shqiptare…
mosmirënjohja , thikë në zemër historie…!
 
 
 
PALMA
 
E vrau palmën dimri
emigrante si Asimja…
flokët ujvarë zhuritëse ,
trupi , makthe përpëlitëse ,
shpirti …coptuar i palmës-Asime…
 
Tashmë në mirazhe drithëruese
zemra nuk rreh më me dajret.
Thithur zërat a të pareve
këngë mugelluese,
për dashurinë e Tokës ,
që përpin Diellin…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s