Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

ABSURD

Ftohtësi e diellit, zjarrmi e hënës,
Yje zvarritës në kurvërinë e ndershme.
Bardhësi e djallit dhe helmi i ëmbël,
Akuj që digjen në shkretëtirën e heshtjes!

Mirësi e intrigës, pleh i parfumuar,
Minj me gravata, korba këngëtarë!
Krimba fluturues në qiellin e shpuar,
Këngë të varura në erërat litar!

Llafazanë pa limit, kallinj bosh
Lumenj të tërbuar, apo tokë e djegur!
Hije që vegjetojnë kot në këtë botë,
Të vdekurit flasin, të gjallët vdekur.

Servila inkubatori në vezë struci,
Mediokër me tituj, shkencëtarët në hije
Parazitë me vila, djersa në grykë pusi
Homo dhe lesbikë pa gjak dashurie.

Kuaj që lehin nga hingëllimat e qenëve,
Ujqët barinj dhe kusarët fisnik.
Kasap që friken nga blegërimat e dhenëve,
Varre të ngrohtë, zogj zvarranik!

Pushtetarë pa xhep, peshq llafazan,
Absurd, absurd, nata dhe dita!
Politikanë serioz, oxhaqe pa zjarr,
Vapë në pol, shpirtat me ngrica!

 

NËPËR KËNGË

Nëpër lotët e këngës sime
Eci pa ombrellë në dorë.
Qiell shpirti plotë gjëmime
Copa resh ngarkuar dëborë.

Lagem, terem nëpër këngë,
Qesh e qaj, e ç’të bëj tjetër!
Gjurmë zemre-gurë të rëndë,
Ndez e shkruaj përmbi letër.

Endacak në pyll të muzës,
Kristal lotësh nëpër gjethe
Një gjinkallë në yll të buzës,
Përmbi buzë një buzë blete…

Kënga ime nëpër lotë,
Qesh e qan, ç’të bëj tjetër!?
Po nuk pati këngë kjo botë,
S’do ketë vend as për poetët!

 

KALENDARËT

Kalendarët e vjetër ka kohë që s’i hedh,
as i djeg në zjarr,
s’jam dakort me thënien: “Bukuria e një gruaje
vlen sa një kalendar!”

Vitet e fundit i ruaj në një vend të veçantë,
aty mbyll sytë dhe vetëm sa i prek me dorë;
heroglifet e përndezura të kujtimeve
sikur më flasin me gojë.

Kalendarët i kam gjymtyrë të shpirtit,
më dhembin njëlloj si eshtrat;
aty i shikoj gjithë gjurmët e vitit,
gjurmët ku shkel vetë jeta.

Me ty, kalendari i ri, çelur në dëborë,
do jem bashkëudhëtar;
nuk dua të më ngrijë kënga në gojë
për ëndrrën time të bardhë.

Nuk di sa kalendarë të tjerë
do ndrrohen në udhët e moteve,
vetëm ata që jetova si pranverë
i mbolla në pasqyrë e lotëve!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s