Proza poetike nga Luan Maloku

Proza poetike nga Luan Maloku

 

GJETHET E ZVERDHUARA

Nganjëherë edhe kur bie shi, lind mallëngjimi për Luginën e shpresës sime. Aty ku linda e u rrita.
Në Preshevë gjethet e zverdhura, brenda stinës së verdhë, kishin rënë që moti mbi melankolinë e shpirtit tim të lodhur.
Barra e shekujve të kaluar ishte e rëndë, shumë e rëndë mbi supet e Arbërisë sime.
Aty kur jam ndiej një aromë dashurie, që dikur mbeti përgjysëm nga ikjet e mia në drejtim të yllit polar, e ajo e bukura e dheut e pret akoma këthimin e Odiseut.
Ne jemi si Feniksi, pas vdekjes, hiri i tij shndërrohet në jetë.
Mbështjellim rrugëtimet tona me retë e mllefit, pikturë mbi gjethet e kalbura të vjeshtës. Mallëngjimi e bënë të çalë shpirtin e mjerë dhe buzëqeshja shpesh të kthehet në vaj.
Sa shpejt po më zbardhërohen flokët, o Zoti im i dashur, shpejt…

 

NJË VULLKAN PO FRYHET NË MUA

I drynosa fjalët dhe heshti, e heshti, por deri kur s’e di. Në brendinë time një vullkan po fryhet, s`di se kur do të pëlcas, edhe ëndrrat s`më lënë rehat, e netëve të gjata dimërore vuajtja flen thellë në shpirt.
Mëngjeset e vona të akullta, më kujtojnë vendlindjen, duke më rritur mallin për manin e vjetër në oborr, dhe stoli mbështetur për të, aty ku rrinte shpesh Nëna ime që e desha sa sytë e mi. Eh, koha po kalon me vrap, ku bora më borëzoi flokun tim.
Një ditë do të kthehem atje, ku u rrita nga mërgimi me kurriz të kërrusur, ndoshta vetëm për të vdekur te vendi im. Një torturë e gjatë më torturon me vite të tëra, ku heshtja mbështillej me urrejtje, dëshirat që kurrë s’u realizuan, ngjallën vetëm dhimbje e mërzi.
Sa e sa larg më shpiu e imja jetë. Jetë e vështirë mbështetur për muri…

 

NATË ME SHI

Sonte në këtë natë me shi, dalëngadalë do ta dërmoj, do ta çmontoj e pastaj do ta montoj e gëzoj shpirtin tim, me ty engjëlli im, e qielli le të shembet si të doje para këmbëve tona.
Ai lot i gëzimit, le të përzihet me dallgët e dashurisë, që na këthejnë në të kaluarën kohë, e që më përcjell si hije.
Do të shtrihemi mbi dysheme, mbi madrasën e hollë, si atëhere kur ishim të ri, të kujtohet sigurisht edhe ty.
Krevati le të ngelet në kujtesë, apo për një takim të ri. Pa ty malli pamëshirshëm po më mbytë dalngadalë. Oh, sa shumë më knaqin pëllumbat kur qiellit fluturojnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s