Si dikur në konvikt… / Nga: Altin Meçja

Si dikur në konvikt…

 

Nga: Altin Meçja

Frynte një erë, dhomës së konviktit ishte thyer një xham. Cigarja digjej neë mjerimin e qetësisë së gishtave, të një shpirti që çalonte ëndrash.
Pashë që dikush po kollitej në dritaren përbalë, nuk kishte ftohtë, në dorë mbante një shishe konjak. Dua të dehem ajo po thoshte, ti e di më mirë sa bukur është kur dehet një shpirt.
Nisi të këndonte një këngë pritjeje, më kitaren time po e shoqëroja tingujsh.
Oh sa i mallshëm është pritja, një refren e shoqëronte pas çdo strofe.
Ti je i cmendur më tha, prandaj të dua fort, tek ty shikoj çmendurinë time të shpirtit, që kërkon të pjelli dëshirat, por gllëjkat e pengojnë grykësh.
Nisa të pi dhe une së bashku me të në dritaren time, u njësova me vajzën perballë që me aq mall këndonte ëndrat e saj.
Duke kënduar rreshtat kuptuam sa shumë duheshim, sa shumë ngjanim, sa vetëm hapsira na ndante largësishë.
Këndonim sa herë mërziteshim në të njënjtat dritare, sa më vonë bëmë dhe këngën në versionin tonë ” Mos harro te vish ne ditën e verës o kokē xhungela ime “.
Nefti si gjithmonë koridoresh na prishte qetësine me mendimin e shpirtit të vet me këngën ” Una Rosa Blu “, dhe pse ajo nuk ja kishte haberin fare muzikës, një ditë nisi te kërcejë vërdovaren në formën e rrajcares, per te ikur permes vallesh, dhe për tu bashkuar sa herë këndoheshin ato vargje.
Ata do vijnë përsëri të këndojnë çdo mall që kanë sot, për të djeshmen e nostalgjisë së tyre të shpirtit.
U zgjova, hapa sytë, në një stol pashë një çift që po rrinin afër njëri tjetrit.
Ishin ata që u rrahën mbrëmë, fashot e saj mbulonin plagët,
por që për inat të komshies nisën të këndojnë, për të qarë përsëri në darkën e tyre të vetmisë….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s