Dulce Maria LOYNAZ
Kalendari poetik: Dulce María Loynaz (1902-1997)
Emri i plotë, sipas traditës së vendeve spanjishtfolëse është María de las Mercedes Loynaz Muñoz; u lind më 10 dhjetor 1902 në familjen e një gjenerali; shkrimtare, poete, dhe avokate. Pas revolucionit kastrist, u largua nga jeta shoqërore. Udhëtoi disa herë jashtë shtetit, edhe pas atij revolucioni, në SHBA, Spanjë etj., por nuk e braktisi vendin, ndoshta sepse nuk ndjehej e rrezikuar. Fituese e disa çmimeve letrare në Kubë, Spanjë, etj. Ja një nga shqipërimet që kam prej saj:
DËSHIRË…
…Që jeta përtej përqafimit tënd mos shkoftë.
Që unë me vargun tim në tëndin përqafim qofsha
dhe krahët e tu më mbështjellshin të tërën në fërgëllim
e jashtë mos mbettë as hija, as dielli im…
Horizont më qoftë përqafimi yt dhe udhë,
udhë e shkurtër dhe i vetmi horizont i mishtë:
dhe jetë përtej mos pastë…Dhe vdekja
me këtë vdekje të ngrohtë në përqafimin tënd përngjaftë!…
© shqipëroi Maksim Rakipaj