Kalendari poetik: Nikollaj Aleksejeviç Nekrasov (1821-1878) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Nikollaj Aleksejeviç Nekrasov

Kalendari poetik: Nikollaj Aleksejeviç Nekrasov (1821-1878)

Më 10 dhjetor është data e lindjes së Nekrasovit, njëri prej poetëve më të mëdhej rusë. Një tjetër shkrimtar i madh rus, Fjodor Dostojevskij pati shkruar për të: “Nekrasovi përmbyll atë varg poetësh që thanë diçka të re dhe në këtë kuptim i takon të jetë menjëherë pas Pushkinit dhe Lermontovit; qe një fuqi në shpirtin e tij që s’e braktisi kurrë: dashuria e tij e dlirë, e zjarrtë për popullin e tij që s’e braktisi kurrë.”
Në fillimet e tij pati kritika të ashpra nga kritiku i njohur Bjelinski, që më vonë u bë një nga admiruesit më të mëdhej të shkrimeve të Nekrasovit. Vetë Nekrasov, qe i bindur se do të harrohej pas vdekjes; por kjo nuk ndodhi, varrimi i tij qe madhështor për nga pjesëmarrja e të gjitha shtresave dhe fama e tij si poet i madh mbijetoi deri në ditët tona. Ja një nga shqipërimet që kam prej tij:

Ç’U BË ZESHKANIA FYTYRË…
(Где твое личико смуглое…)

Ç’u bë zeshkania fytyrë,
Kujt i buzëqesh tani, kujt?
Eh, moj vetmi kaq e ndyrë!
Që askujt s’ia uroj, askujt!

Vije tek unë plot dëshirë,
S’lije mbrëmje pa më takuar,
Ndjeheshim bashkë aq mirë
Të dy të dashuruar!

Dhe shprehje hapur, gjallërisht
Çka ndjente zemër e ëmbël!
Tani kujtoj, veçanërisht,
Tek unë pëlqeje dhëmbët.

M’i doje, m’i doje vërtet,
Mbaj mend si m’i puthje, o zot!
Por ç’e do, dhëmbët e shkretë,
S’ia dolën të të mbanin dot.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s