MORE NAIM SHQIPËRIA… OSE MBRETI I SHQIPES / Nga: Petrit Ruka

MORE NAIM SHQIPËRIA… OSE MBRETI I SHQIPES

 

Nga: Petrit Ruka

Në tërë historinë e këtij kombi vetëm një Burri, vetëm një njeriu i dhanë mbiemrin Shqipëria dhe “titulli” më i lartë i dhënë ndonjëherë në fushën e fjalës e të nderit qëndroi e nuk lëvizi. Ia dha populli, asnjë institucion tjetër shtetëror apo akademik.
Ia dha dhe Ai e mbajti.
Asnjë kontestim.
Asnjë për be sot e kësaj dite.
Sepse Ai është fillimi i fillimeve të poezisë së kultivuar shqipe. Ai është Adami i fjalës së shkruar. Në fillim ishte Naimi…fjala. Ai është gjuha shqipe. Ai është qiriri i parë kombëtar shpirtëror. Është apostulli i rilindjes kombëtare, fryma e ringjalljes pas 500 vjet errësire.
Ai është… këtu ngec çdo mendje njerëzore shqiptare për të bërë një përkufizim të plotë.
Por mbase më shumë na ndihmon vdekja e tij se sa jeta, vdekja- “kapaku i floririt,” e cila ishte zija më e madhe kombëtare, që kish përjetuar ky komb që nga vdekja e Skenderbeut dhe që u vajtua si një gjëmë kryekombëtare. Mijra poezi që vërshuan për të zbutur katakombin e pandodhur. Thonë se për Ismail Qemalin ka mbi 500 këngë, për Skënderbeun po kaq. Për Naimin ka dhjetëfish. Nuk i numëron dot, por thonë se e kalojnë numurin 5000. Më shumë se gjysma e tyre vajtime. Duke filluar me elegjinë e Çajupit që rivalizon me atë të Nolit për Gurakuqin. Dhe që qe i pari që vuri kujen: “Vdiq Naimi/ Po kush mbeti/moj e mjera Shqipëri?” E vështirë të gjesh ndonjë poet shqiptar që të mos jetë “çertifikuar” në klasën kaluese të poezisë pa një poezi për Apostullin.
Numuri i fjalëve që i dha gjuhës shqipe, krejtësisht nga paqënësia e kalon numurin e 400 fjalëve të reja. Me 400 fjalë mund të krijosh nga e para një gjuhë komëbtare për egzistencë…

 

Naim Frashëri

Poet dhe misionar, krijues i identitetit shqiptar me devizën “ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”
I ardhur në zgrip të shuarjes së vetëdijes shqiptare prej qindra mungesave. I denjë të krijonte njëkohësisht këngën, shkollën, librat e këndimit, isntitucionet e munguara të shpirtit…
Dhe populli i ra shkurt: “More Naim Shqipëria!”
Asnjë shqiptar nuk hezitoj të mbushte mushkrit e të mbante iso në këtë këngë të madhe…
Asnjë për be!
As tradhëtorët, që ai i mishëronte duke qënë i bindur “se nuk kanë gjë në dorë…”
Pas tij erdhën me dhjetra princër si Lasgushi me shokë. Të gjithë e nisnin këngën duke marrë avdes aty, tek Ai, “në çetele të kujtimit.. të Tij”
Njeriu që vetëm digjet për Shqipërinë, i vetmi që mund ta ringjall me këngët e tij edhe sikur të jetë prapë në zgripin e shuarjes… ta bëjë këtë Atdhe i vetëm nga e para…

Do të digjem , të venitem
Si kandili kur s’ka vaj
Baltë e pluhur do të bëhem
Të më shkelë këmbë e saj
Dhe do tretem duke puthur
Atë këmbe pasandaj
Ç’ke me mua
As më thua
Pse të dua
Paskam faj
Vdekja ime
S”të prish punë
……………..
Haj, moj jetë e zezë, haj
M’iku me vrap djalërija
E më la mbi dhé të shkretë,
Më erdh shtriga pleqërija
Pshehtazi, si qen’ i qetë.
O popo! ç’më gjet, o shokë,
Do të qanj me thes në kokë,
O ditët e djalërisë,
Që kishit shumë gëzime,
Ratë në det t’arratisë,
Më latë në hidhërime!
Tani jetënë ç’e dua,
Më s’ësht’ e shkreta për mua,
Ti o bukuroshja ime!
Të ritë m’a paç për jetë,
Kurrë mos pafsh hidhërime!
Të dashtë Zot’ i vërtetë!
Syri yt mos u-venittë,
Si hëna u-përtërittë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s