URA E NËNHUNDËS / Nga: Lela Kokona Dardha

URA E NËNHUNDËS

 

Nga: Lela Kokona Dardha

Lira dhe Besi shëtisnin në bregun e lumit të asaj zone që kishin shkuar me pushime duke bënë një ndalesë në një urë të atij lumi gjysmë të lundrueshëm. Ura, e cila njihej më shumë nga një histori mjaftë e dhimbshme .
E di ti Lira se si quhet kjo ura? Kjo mbart një histori të trishtë” Ura e nënhundës” quhet.
— Si? Ç’ farë kuptimi duhet të ketë,? Çdo të thotë nënhundë ?– pyeti Lira e habitur
— Unë nuk e dija ,por një shoku im më habiti kur m’ a tregoi. Ishte sa e habitshme aq dhe e trishtë. Kështu filloi tregimin e dhimbshëm Besi
— Sa dhimbje e plagë kishte marrë brenda shpirtit të saj ajo vajzë, sa erdhi një pikë që t’i ndante me ata që kishin ndjerë dhimbje të ngjashme me atë, ku secili mund të gjente vetveten.Ta gjykonin apo t’a vlerësonin, secili sipas këndvështrimit të vet që ka për jetën.Kështu filloi ajo vajzë të rrëfehej:
— ……….Ishte një vajzë e braktisur nga fati. Nëna e kishte braktisur sapo kishte lindur ishte pa identitet, nuk dinte kush ishte, dhe një emër që nëna e saje kishte shkruajtur në një copë letër të zhubravitur , ia ndryshoi familja që e birësoi në moshën e vegjëlisë.Kështu shkoi dorë më dorë, kishë, befotrof, jetimore,pastaj në një familje të re që i ndryshuan jo vetëm familjen që mendonte se ata përbënin familjen e saj por dhe emrin, e mendonte se emri saj ishte Fatmira,siç e thërrisnin në befotrof, por shpejt u harrua ai emër,familja birësuese e thërriste Lumturi. Sa herë që i drejtoheshin me emrin e ri që i kishin vënë, e humbte fillin fare, hutohej ,i dukej se një pjestar i kësaj familje do quhej Lumturi ,kthente kokën nga dera në pritje se dikush do shfaqej aty me emrin Lumturi. Iu shkëput çdo rrënjë e saja. Kur u rrit ,reagoi ,donte të dinte kush ishte nga vinte ,origjinën, gjakun e saj . Por, me një të rënë të lapsit iu fshinë rrënjët,prejardhja,mëmësia, atësia, mbiemri…Iu mohua e drejta për të gjetur historinë e jetës saj .Por nuk mbaron këtu, se kur u martua mori një mbiemër tjetër, atë të burrit, shyqyr që nuk i ndryshuan emrin! Edhe kur e thërriste vjehrri ndonjëherë ” Lume” e kundërshtonte:
–” Të lutem babi, kurrë mos më thirr Kështu , unë quhem Lumturi dhe nuk do të lejoj askënd për asnjë arsye të më thërrasi ndryshe”!
— .Pra iu shkëput çdo lidhje me të kaluarën.
— Ky ishte mentaliteti ynë shqiptar, — i tha ajo prindërve adoptues
— ” Ju vepruat si gjithë të tjerët baba, nuk ishte faji juaj” — E rritën ne një ambjent të ngrohtë plotë dashuri,përkujdesje, përkëdheli,me plotë dhimbsuri. I zhvilluan në vetvete identitetin familjar me të cilën ndjehej krenare, e për këtë ishte mirënjohëse .Por problemi qëndroi te nëna e saj, që mori masa shpejtë e shpejtë për ta hequr qafe duke e braktisur në derë të kishës.E destinuar të paguante fajet apo papjekuritë . e prindërve të saj , pra e lanë pa prejardhje, do të thotë që” e groposën për së gjalli” .Kaluan vite dhe erdhi në një moshë rinore, ku procesi i vetë jetës është i tillë,që shoqërizimi me meshkujt do të ishte i pashmangshëm . U njoh me një djalë nëpërmjet një shoqes së saj.U ulën në një tavolinë ku filluan të pinin, por mundohej që mendjen ta kishte të kthjellët, trembej nga turbullira.Ai u ul pranë saj dhe filloi ta pyeste.
— Çfarë varëse të bukur që paske , Flori është e tëra duket, po sa karat është?
— Nuk e di , mami ma ka dhënë,ja ka dhuruar babi kur u fejuan– i tha e skuqur e tëra.
— Ëëë,prit se e gjej unë, –i thoshte duke mbyllur njërin sy.
— Ja, e gjeta më duket,po afrohu dhe pak t’a prek se ma njeh dora mua. E ndërkohë me mollëzat e gishtave filloi ti prekte gushën.l
-Mendova se bëhej fjalë për të më prekur varësen, — i tha dhe zgjati dorën duke e larguar me forcë.
— Oouuu, Po ti me rrobat e mamit vishesh mi goce ?Dëgjoni– dëgjoni këtu. Kush nga ju
ka ndonjë fustan të vjetër të mamit t’ia fali kësaj virgjëreshës këtu, hahaha– dhe filloi të bënte një qeshje të shtirur duke e vënë në lojë pasi kuptoi se ajo nuk do të gënjehej lehtë siç ai ishte mësuar me vajza të tjera.
— Jo jo jo, mos u tremb, unë jam vampir, por nuk të thith gjakun në gushë, dua të pi gjakun tënd të virgjërisë.Shikimet e tij filluan ta trembnin.Sikur po mblidhte të gjitha mendimet e saj me anë të syve.
— Ti duhet të keshë patur ndonjë histori të hidhur në jetën tënde dhe kjo të ka bërë të ndrojtur. –Ajo po e vështronte me zemër të ngrirë.
— Çfarë po thua!? — i tha me habi.
— Që atë moment mbylli gojën.Kuptoi lojën që ai po i kurdiste..Që atë çast kuptoi se nuk duhet të kishte shkuar atje dhe aq më keq me atë person.
— Ne jemi rinija e të tashmes ,rinia e së shkuarës ka ikur bashkë me kohën..Ne dashurojmë ,ndërrojmë partnerë gjatë dashurisë dhe urrejtjes.Unë mund të rezultoj i dobishëm për ju. Ja, do t’a ndjesh qartë në lëkurën tënde, do shohësh si e përdor unë mjeshtërinë time.-.U ngrit e i vuri vizë bisedës së tij dhe vetë atij.Kështu pas disa kohësh njohu në një mbrëmje vallëzimi një djalë që ishte shok i vëllait të shoqes së saj të ngushtë.Nga biseda e asaj nate që nuk ishte një kohë e shkurtër po plotë 5 orë iu duk se Kreshniku ishte një djalë Kreshnik, ashtu si vetë emri i tij.Pas një njohje të mbushur me takime të shpeshta pa kufi, i kërkoi të drejtohej në familje.
— Si?! Po prit ,të shijojmë një herë të tashmen, ç’na çon tek e atdhmja!?Po unë s’kam ndër mend të fejohem me ty njëherë,kush të ka premtuar ty për martesë?– fliste i çaplyer nga sytë.
— Po s’ka nevojë të flasësh ,janë veprimet që flasin Kreshnik,– i foli e zhgënjyer totalisht.– Sa herë që ajo hapte atë temë, ai i dilte në tema të tjera bezdisëse.
— Ohu, sa njohje të reja do kemi ne ,jemi të rinj të shijojmë mirë të tashmen, të fitojmë eksperienca të ndryshme e pastaj shohim e bëjmë për të ardhmen.Kemi nevojë për një shkëputje të mardhënieve.Nga qielli sikur u derdh një heshtje,kishte pushtuar qetësia, koha po ikte si lumi që rrjedh.Errësira që kishte rënë sikur përqeshte ëndrrat e saj që ishin në fluturim e po avullonin njëra pas tjetrës.Kuptoi se ai nuk qëndronte me këmbë në tokë,ai sikur ishte në fluturim mes resh.Filloi të humbiste shijen e jetës. Fantazia ,mendimet i vrisnin mëndjen,zemra e marrosur donte të dilte nga kraharori.Në mendje i vinin fjalët mohuese që ai i tha me gjithë forcën e tij të mundshme.–
— Ajo që ndodhi ishte si pasojë dobësie e nje momenti. –Po fliste Kreshniku i bindur për atë që thoshte e i vendosur. Mbyllte sytë e asgjë e bukur nuk i kishte mbetur në shpirtin e saj..Ishte i dashuri saj i parë që i kishte thënë” të dua” .
— Duhet të lidhemi me persona të tjerë para se të vendosim se çdo të bëjmë me jetët tona.
— Po unë të dua vetëm ty Kreshnik, s’ dua lidhje të tjera me askënd, jam e sigurt në ndjenjat e mia. Kreshnik, unë jam shtatzënë .– Ai mbeti gojëhapur ,por shpejt e kapi veten .
— Si? Po ç’më duhet mua se me kë shkon ti? A mund të di se si quhet babai fëmijës?
— Kreshnik quhet– i tha dhe perdja e lotëve që i mbuloi sytë , nuk e lejonte që të shihte surratin e tij të urryer.– O zot!– tha me vete– ” Pse fatet trashëgohen vallë ? Pse , dhe unë duhet të veproj si veproi nëna ime e pashpirt”? Jo jo, kurrë nuk do t’a braktisja krijesën time .Atë ditë ,ndjeu një dhimbje barku të paduruar. Teksa hodhi hapin e parë për të shkuar te gjinekologu në spital, filloi të ndjente halucinacione të çuditshme. I dilte përpara fytyra e Kreshnikut në ato ambiente ku kishte qenë dikur duke u argëtuar e ku kishte kaluar çdo kufi. Qielli ishte bërë gri ,me një grup të dendur resh , dukej sikur derdhte trishtim.Pas ca metra rrugë arriti në spital.Sërish filloi të ndjente sikur një ëngjëll po e tërhiqte nga pas ,duke mos e lënë të hapte derën e mjekut
— O Zot, ç’po ndodh me mua!?– filloi të kthjellohej. Po ja, u afrua te dera e mjekut , e përshëndeti. Përsëri iu shfaq një ëngjëll i bukur por mjaftë i rraskapitur që përpiqej të mos lejonte të ulej përball mjekut , sikur shprehte një ankth.Ajo donte ti dhuronte ngrohtësinë e zemrës e të shpirtit.Kush mund t’a meritonte më shumë se ai ëngjëll dashurinë, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale si ndjenja më fisnike, më njerëzore?.Dëgjoi mjekun që po i fliste:
— Shtrihu moj vajzë, do të vizitohesh apo jo?– foli mjeku me një zë gati të fortë e dyshues por miqësor.– Rri e qetë! Çfarë ndjen? fliste ndërsa qëndronte në këmbë para saj. Ndërsa fliste,pas çdo simptome që përshkruante, mjeku e shoqëronte me një pohim duke lëkundur lehtë kokën.Kur i tha për të vjellat, ai nuk e përmbajti dot shqetësimin ,duke e kthyer në një tërheqje buzësh dhe zmadhim sysh.
— Hë doktor, çfarë kam ?– pyeti paduruar nga meraku.
— Do të duhet të bësh një test.E fejuar apo e martuar je?– e pyeti mjeku.
— Jo jam beqare.– Ai psherëtiu dhe mbështeti mjekrën në gjoks,ku pala të vogla i mbulonin qafën.Ai vinte rrotull dhomës duke psherëtirë, nuk po dinte si të thoshte nga ta zinte fillin.
— Aman doktor fol, çfarë kam?– tha duke lidhur duart me njëra– tjetrën.
— Dyshoj… bëhet fjalë për një …shtatëzani… Kështu babai pas disa marrëveshjesh me prindërit ,e me vetë Kreshnikun, arritën të bindnin Kreshnikun që duhej të martoheshin .Kështu erdhi dita dhe u martuan. . Dashuria për Kreshnikun jo vetëm nuk u avullua por ‘ iu shtua më shumë. Kishte një përkujdesje të jashtëzakonshme për atë dhe djalin që po rritej i shëndetshëm në barkun e saj mes një dashurije pakufi.
Nuk kaloi shumë kohë, filluan pakënaqësitë e Kreshnikut, fjalë të hedhura ofenduese për të ulur vlerat e një femre që sipas tij nuk është asgjë tjetër veçse vazhdueshmëria e jetës njerëzore.Tregoi se ai ishte një njeri pa ndjenja , pa dinjitet, I thoshte:
— Ju gratë, duke qenë më të dobta se ne, jeni të detyruara nga natyra për të mos përdorur forcën, por dinakërinë .Këndej rrjedh shkathtësia e tyre instiktive dhe prirja e papërmbajtur për të gënjyer.Nga këto të meta themelore dalin dyfaqësia,pabesia, tradhëtia, mosmirënjohja….vazhdonte të numëronte sipas tij të metat e grave.
— Nga mënyra e të konceptuarit të gjërave, gruaja vërtet është krejt e ndryshme nga ajo e burrit, por ama në rrethana të vështira ju nuk nguroni të kërkoni ndihmën e gruas.– i’a ktheu pasi ndjeu se donte ta ofendonte e ta përçmonte siç e kishte zakon duke mos humbur asnjë rast t’i ikte nga dora..
— Ju e shlyeni fajin e jetës jo duke vepruar por duke vuajtur dhimbjet e lindjes , me përkujdesjen ndaj fëmijës dhe me nënshtrimin ndaj burrit.
— Si ka mundësi të jesh kaq prapa bote ti? E mjera unë se me kë po jetoj!.– i përgjigjej ajo.
— Pse a ka burrë të mbaj gruan brenda caqeve të arsyes pa i’a futur frikën?Apo më mirë po them pa e rrahur vënçe? Vazhdonte të dërtëlliste pakufi.
— Po ti mor njeri, nuk e kupton se duke futur frikën në lojë ,ju burrat keni humbur dashurinë e gruas? — i fliste Lumturia mjaftë e acaruar sa gati doli nga vetja.
.Kështu vazhdoi jeta e saj përsa kohë jetoi me të.Fëmija që priste po zhvillohej mjaftë mirë. Megjithë përbuzjen e tij ,ajo vazhdonte t’a donte aq shumë Kreshnikun ,sa në çdo vakt ngrënie do hiqte gjysmën e ushqimit nga rracioni saj për tia dhënë atij.Erdhi një ditë që u tret aq shumë sa nuk njihej më, u bë si një kufomë.
— Po po, ti e heq nga goja bukën e çdo ushqim për” zotin Kreshnik ” — i foli babai një ditë i shqetësuar nga shëndeti saj i dobët. Ndërkohë në derë u shfaq Kreshniku.
— Hë Lumturi, ç’kemi, si kalove sot? — fliste duke hedhur hapat drejtë saj e duke i hedhur duart në qafë.
— Ç’ ishte kjo bisedë e ky veprim i tij ,që kishte kohë që nuk e ndjente ngrohtësinë e fjalës së tij?
— Dëgjo Lumturi,sot prura mish të freskët vetëm për ty ,se je dobësuar e zbehur e tëra..– foli nën zë .– Jepi nënhundës të mos shkosh poshtë urës.
— Çfarë më tha vallë ? Pse se kapi mirë veshi im?– E pyeti me fraza të coptuara ajo ,sikur nuk donte që t’a dëgjonte . Fliste me vete duke mos e pyetur se përse bëhej fjalë.
— Dëgjo, pas buke bëhu gati se do ikim në ekskursion me shoqërinë time.Ti nuk ke qenë atje asnjëherë,është mrekulli. Do të kënaqesh me peshk të freskët me bukurinë e atij vendi dhe ajrin e pastër malor verior.
— Po shyqyr që u bëre mbarë të më marrësh dhe mua ! Qameti u bëftë ,do të vi edhe se unë mërdhih shumë.
— Mos u bëj merak se do të jap xhupin tim e s’do ndjesh ftohtë fare.— i tha Kreshniku.
Atë natë retë ishin dendësuar e qielli nxinte. nuk arrije të shikoje asgjë as dhe në një metër distancë. Pas një udhëtimi të këndshëm mes shoqërisë me humor e këngë, arritën në hotel.Kreshniku i drejtohet Lumturisë duke i thënë:
— Dëgjo ,mbrëmjet e vona këtu njihen si fantastike, sidomos bregut të lumit.Hajde të dalim si dikur që futeshim nëpër ato kaçube dhe …bënte një buzëqeshje të zgjatur. Ishte fillim marsi.Ora 11 e mbrëmjes kur dolën nga hoteli.
— Kreshnik, ku po na çon në këtë errësirë e mugëtirë, nuk sheh asgjë të bukur këtu.
— Sh– sh–sh– ,mos u egërso ,se po na dëgjon lumi që është më shumë se ty i egërsuar sonte dhe rrezikon që të humbasim të vetëm në këtë mugëtirë.– i foli Kreshniku që i ndriste e gjithë fytyra nga kënaqësia.Filloi një shi i rrëmbyer ,vetëtimat ndriçuan qiellin dhe bubullimat e gjëmimet nuk pushuan.Iu ngjitën urës që lidhte dy brigjet e atij lumi.
–I shiko ato fanarët atje larg? — i tha ai duke zgjatur dorën në një pikë .– Ajo e gjorë ngriti kokën duke thënë:
— Nuk shoh asnjë fije drite Kreshnik, ku e sheh ti?
— Ja– ja ngrije kokën lart.– Pa hajde këtu ti para meje të mos lagi shiu , kujdes se mos të mbetet këmba te ndonjë e çarë e urës dhe na bënë hatanë ! – dhe ndërkohë i dha një të shtyrë të fortë e drejtë në lumë.
— O bo — bo , çfarë bëre moj ? Të thash kujdes se mos biesh?
— Kreshnik ç’më bëre! Ndihmë – ndihmë !– bërtiste me gjithë forcën e zërit të saj.
— Mos u tremb se do bëj çmos për të të shpëtuar– përgjigjej Kreshniku, ndërkohë ujë që po vinte me furi po e merrte përpara duke e përplasur nga forca e ujit dhe e erës që frynte atë natë.Asnjë dritë nuk vezullonte atë natë të errët me një stuhi të tërbuar.
— Ndihmë– ndihmë !– thërriste e gjora me një zë të tjetërsuar dhe ngrinte dorën drejtë tij.– Mos ki frikë, — përsëriste vazhdimisht ai duke qeshur tërë ironi therëse ndërsa ajo po mbytej.
— Po të futem dhe unë, do të mbytemi të dy .
— Mos më braktis të lutem! — i thonte pasi kuptonte se çdo përpjekje që bënte i dukej e kot.
— Kush të tha se do të braktis? Unë nuk braktis njeri dhe mezi e mbante të qeshurën.
— U përpoqa mjaft që të të doja, por ishte e pamundur. Duhet t’i kishe dhënë nën hundës që të mos shkoje poshtë urës.- i fliste pa pikë mëshirë ai kanibal, monstër,i pashpirt e ai vrasës.Qëndronte mbështetur në parvazën e urës dhe shikonte përleshjen e tmerrshme të saj me ujin e egërsuar i cili sa vinte e egërsohej më shumë .Dallgët e shkuma, rrymat e kundërta e pengonin që të notonte në vijë të drejtë dhe dukej qartë që forcat po e lenin.U ndal para një shkurre ku uji vinte rrotull me shpejtësi. Së fundi mblodhi forcat e bindur se shpëtoi.
Kreshniku duke ditur se Lumturia nuk dinte not, u largua i bindur se e gjora grua u mbyt. U nis me vrap drejt hotelit duke ngjitur shkallët me një frymë dhe duke ulëritur i tmerruar e duke u çjerrë: Atë natë ,kishte pllakosur errësira për shkak të furtunës.
— Ndihmë– ndihmë, u mbyt gruaja ime, i gjori unë ç’më gjeti! Në çast salla u ndriçuar nga një fener,që lëkundej me vrull sa andej – këndej që sportelistja e hotelit e ndezi e alarmuar.Nën dritën e tij mund të dallohej një distancë e shkurtër rruge.
— Teksa vraponin shokët e tij dhe pushues të atij hoteli i jepnin zemër duke i thënë:
— Mos u shqetëso, do ta shpëtojmë ,shiko sa veta jemi!– Mos ki frikë ! Arritën, kontrolluan me imtësi vendin, u shuan shpresat kur vunë re dhe sasinë e madhe të ujit që gurgullonte me forcë.Nga ura Kreshniku vrojtonte ata që kishin hyrë në ujë kontrollonin , e ndërsa vetë shkoi gjoja nga ana tjetër e urës .
— Nuk mund t’i ketë bërë ballë ajo kësaj force uji dhe kësaj ftohtësie, — fliste Kreshniku i bindur se ajo ishte mbytur dhe forca e ujit kushedi ku e ka çuar. Ora po shkonte dy pas mesnate . Nata bëhej dhe më e errët nga dendësia e madhe e reve. Stuhia frynte me tërbim.
— Mjaftë për sonte miq, se po rrezikoheni dhe ju. Ajo është mbytur tashmë, nesër do vazhdojmë të kërkojmë derisa t’a gjejmë.– foli Kreshniku me një zë të pashpresë.
— Ajo është zhdukur e kushedi se kur dhe ku do gjindet, dhe bënte se po zvarritej mbi ujë.
— Po këtu qenka një gomë makine e një shkurre e madhe, si nuk ka patur fat të shpëtonte e gjora, do ishte mbërthyer këtu e do shpëtonte.
— Eeee, edhe po të ishte kapur pas saj ,prapë nuk do rezistonte dot shumë, — foli i vendosur Kreshniku.
Lumturia ,përmes mjegullës që qe holluar paksa , kishte arritur të dallonte një shkurre.
— “Mos vallë po më gënjejnë sot dhe sytë e mi “të cilat i’a ngatërronin shtëllungat e dendura të reve — Ishalla do të shpërndahet ajo mjegull sadopak,të shikoj mirë a është shkurre apo…dhe sytë i mbante drejtë asaj shkurreje.Për fatin e saj, mjegulla po rrallohej ,filloi të ngrihej lart dhe pamja u kthjelluar. Ajo mundi të dallojë mirë shkurren e cila qëndronte pak metra larg saj.
— Të falenderoj o Zot i gjithësisë ,që më erdhe në ndihmë në momentet më të vështira të jetës time!
.Tashmë s’kishte më vend për dyshim se shpëtoi duke u mbajtur pas asaj shkurreje.Vazhdoi atë drejtim pasi dhe stuhia kishte po atë drejtim e cila e shtynte si një pupël drejtë bregut .Ishalla nuk është ndonjë grykëderdhje lumi që të më thithë e të më përlaj.Për fatin e saj të mirë ishte një ranishte. Aty filloi të mërmëriste:
— Mbahu fort Lumturi! …Mbahu fort me këto forca të shteruara që të kanë mbetur , mos u mposht nga lodhja! Gjysëm e veshur ,mbeti në një masë rëre dhe nuk lëvizi dot më.Tutje bregut ndodhej një shtëpi e rrënuar.Ashtu në gjendje kllapie qëndroi pak dhe gati deri në agim.E ndjente veten të humbur sidomos kur mundohej të ngrihej e s’kishte më forca .Mundohej të shtyhej me majat e gishtave.Ngriti kokën ,vuri re ujin e shkumëzuar nga rrymat e ajrit që frynte kryq e tërthor ,kthente kokën nga vetja : –
— Edhe një notar i zoti nuk do të arrinte ti shpëtonte apo ti bënte ballë kësaj stuhie e kësaj rryme — fliste me vete.– Vuri dorën në bark,ku kuptoi se tashmë fëmija sigurisht po shkonte drejtë rrjedhës së ujit.
— Tani që përballova gjithë këtë stuhi të jetës time të papritur, do të jem e zonja të përballoj dhe këtë dhimbje.– mërmëriti duke i dhënë forcë e jetë vetes., se jeta vazhdon. Hë, sa për atë, Kreshnikun, drejtësia le t’a gjykojë nëse nuk arrin dot të gjykojë ai veten. Ai që lind kriminel zor se arrin të mos vdesi kriminel.Në dashuri ,njeriu i sheh gjërat, ashtu si ato nuk janë,por Zoti është plotë mëshirë, para së gjithash ai është baba, pastaj bëhet gjykatës.
Kjo ngjarje e pazakontë u përhap me shpejtësi nga ata vendas të asaj zone dhe jehona e saj ndjehet edhe sot. Sa herë që udhëtarëve të ndryshëm që u bie rruga kalojnë në ato anë ,ndalojnë duke nxjerrë vetiu një pasthirrmë — “Eh, fati o të qesh , o të përplas e të hedh tej me shqelma në lumë.! Prandaj i duhet dhënë nën hundës që të mos shkosh poshtë urës” ! Eh, fati i jetimes së shkretë !