Poezi nga Ymrije Beqiri
Dua të të harroj
Do të doja në këtë natë të vdisja
Të rrija shtrirë e vetmuar në shtrat
U fikën dëshirat e mija që kisha
Vitet ç’më ikën sikur një natë.
Dhembje ç’ndjej në shpirtin tim
Në trupin tim më s’kam fuqi
Mendoja që vdekja do vinte ndryshe
E mendja m’ka mbetur çdo herë në ty.
Ç’magji ishte ajo që të ndjeja,
Në mes t’ërrësirës për ty unë ngitem
Si muzgun e errët kur t’më shikon
E vitet kalojnë edhe kujtimet ikën.
A sikur vërtetë të më kuptoje
Se sa shumë unë ty të adhuroj
Të doja më shumë se vetveten
E tani dua çdo gjë të harroj.
Xixëllonja
Xixëllonjat fiken
Porsa të lind djelli
Edhe gjatë dite janë t’bukura
Në tokë kur bijnë nga qielli
Fshihen nën pemë
Në tokë, gjethe e barë
Gëzohen prapë kur vije nata
Bëjnë shkëlqim prapë ato dritëbardhë
Pse sot dallëndyshe
Qëndron ashtu e dëshpëruar?
Të lënduan këta kobzinj
Qiellin që t’paskan gllabëruar.
Ç’faj bëre ti?
Që krahët t’i kanë thy!
Kujt s’ia zure rrugën
Këtë unë mirë e di.
Athua të gjithë zogjtë
Ndjehen sot kështu si ti,
S’di çfarë të them!
Por mendja më rrinë vetëm në ty.
E di se si ndjehesh,
Ashtu e lënduar,
Por mos harro se plagët shërohen,
Nga zemra e dashuruar.