Kalendari poetik: Buon Compleanno Susanna Tamaro! / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Susanna Tamaro 1995

 

Kalendari poetik: Buon Compleanno Susanna Tamaro!

Shkrimtarja e njohur italiane Suzana Tamaro mbush sot 60 vjeç; në vitin 1981 shkroi romanin e saj të parë, që nuk ia pranoi asnjë shtëpi botuese (arriti ta botojë më 2014). Në vitin 1994 botoi romanin e saj më të suksesshëm “Va’ dove ti porta il cuore” që u prit mjaft ftohtë nga kritika letrare italiane, ama nëpër botë u shitën 15 milion kopje nga ky libër, që u shndrrua në bestseller; u botua dhe në shqip. Në web kam hasur edhe poezi të saj; ja njëra prej tyre:

PREJ SA DHËMBJESH JANË BËRË JETËT TONA?

Prej sa dhëmbjesh janë bërë jetët tona?
Sa prej tyre janë të shmangshme?…
Ndonjëherë më shkon mendja se në çastin e vdekjes
s’do të na kalojë tërë jeta para syve,
ashtu si thonë, por një pjesë e vogël e saj.
Gjeste dashurie të munguar…një përkëdhelì që nuk bëmë,
një mirëkuptim që nuk dhamë…
dhe gjithçka që na ka ikur duarsh
nga mëndjelehtësia, egoizmi,
ngutja….
dhe fillon e dhëmb zemra.
Por koha tashmë ka kaluar dhe mbrapsh nuk kthehet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s