EJA E ËNDËRRT / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

EJA E ËNDËRRT

Të pres…
Ngjeshur e ngjeshur dhimbjeve
E çastet, që hyjnë e dalin si zogj gjithë cicërimë
Mallin përtrijnë
Llavës ku lind, rritet e prushon ndjenja
Fjala s’ka zë… Hapat heshtin…
Zemra tund tokën…ndez botën… peng e merr vetminë…

Mal i rëndë brenda… i madh… i gjërë sa bota,
Dhe me një psherëtimë të mbyt…
Rrudhur, thërrmuar, shkrirë në dy pika lot
Pas sysh… kur lëngon… në fyt…

Malli lidhi çaste kohësh e rimash, nëpër ngjyra fjalësh…
Si ylberë rrëshqasin fytyrës tënde
Brenda syve të mi, qiejve shkundin kadenca vargjesh…
Nëpër lindje e perëndime
Asgjë nga bukuritë e ndritëshme s’të zvendeson dot
Druajtur, gjethet mendime, zverdhur bien si kode stinësh,
këtyre lotrimave…
Të çelin kajrafila… mbi kujtimin tënd…
Vjeshta si dikur… zjarr perëndimeve shkrumbon horizontet
Pervelimi brenda meje në heshtje mundohet të çelë një portë…

Tretur, tingujve të vetmisë… të pres…
Të pres të hysh… e ëndërrt…
Të rifitosh një botë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s