Kalendari poetik: Heinrich Heine ( 1797-1856 ) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Heinrich HEINE

Kalendari poetik: Heinrich Heine ( 1797-1856 )

Poeti i shquar gjerman H. Hajne u lind 220 vite më parë, si sot, më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf, një nga përfaqësuesit e periudhës së ndërmjetme mes romantizmit dhe realizmit. Rridhte nga një familje bankierësh dhe tregtarësh çifutë. Hajne nuk mundi të ndiqte të njëjtë rrugë si të parët e tij. E ardhmja e tij qe poezia, jo bankat. Në vitin 1925 braktisi fenë çifute dhe u konvertua në fenë e krishterë protestane luterane. Ndrroi edhe emrin nga Harry në emrin gjerman Heinrich. Po atë vit mbaroi studimet për drejtësi. Udhëtoi në Angli dhe më pas në Itali, në Lucca dhe rrethinat. Pas vitit 1932 shkoi në Francë (atje u bë mason) ku takohej shpesh me mërgimtarët gjermanë si Ferdinand Lassalle, Richard Wagner ose me francezë të shquar si Balzak, Hygo, de Myse dhe Zhorzh Sand. Atje dhe u martua. Vdiq në shkurt të vitit 1856 dhe u varros në Paris, në varrezat në Montmartre. Fjalët e tij të fundit qenë në frëngjisht: “Zoti do të më falë. Është profesioni i tij.”
Sot përzgjodha këtë shqipërim prej tij:

LORELAJ
(DIE LORELEI)

Se ç’kam kështu, s’e di as vetë,
Jam i trishtuar shumë;
Nga një rrëfenjë mjaft e vjetër,
Që s’e kam sajuar unë.

Është freskët, muzgu po vjen,
Rrjedh qetësisht lumi Rin;
Majat e maleve shkëlqen
Drit’e mbrëmjes në perëndim.

Vjen një vash’e re dhe qëndron
Ja, ulet diku në breg,
Xhevahiret e saj zbulon,
Flokët e saj të artë kreh.

I kreh me një krehër të artë
Dhe ja merr këngës si di;
Me zërin mrekullisht të qartë
Një të ëmbël melodi.

Detarit në t’voglën anije
Ja ndolli të keqen sakaq;
Mbi ujë majat e shkëmbijve
S’i pa, hutuar shihte lart.

Thonë dallgët i gllabëruan
Anijen dhe detarin e saj;
Këtë bëri duke kënduar
Atë këngë Lorelaj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s