AH, FOTINI / Nga: Edlira Xhani Velaj

AH, FOTINI
 
 
Nga: Edlira Xhani Velaj
 
Ata herët në mëngjes flasin me zë të lartë, por askush nuk del t’u thotë ta ulin zërin. Hijet e natës sapo kanë filluar të zbardhen dhe nga shtëpia e tyre fillon biseda. Ajo e kërrusur, gati mëdysh, me duart që i dridhen përpiqet të mbajë në duar xhezven e kafesë. Ai që i rri gjithmonë pranë, por nuk ndërhyn
asnjëherë.
I flet me zë të lartë:
– Fotini! Me kujdes, se mos rrëzohesh, e mira ime!
Ajo e vështron gjithë dashuri e tund kokën.
– Jo, jo!
I afrohet petrogazit e ai menjëherë e ul në një stol që Fotinia ta arrijë. Trupi i saj është aq i kërrusur, sa është pothuajse i palosur.
– Fotini! Të kam thënë!
Flet përsëri me aq zë të lartë e të plot, sa sheshi përpara pallatit oshtin nga zëri i tij.
– Kafenë e dua nga ty! S`ka si dora jote, o jetë!
Sa thyhet vala, ai e merr vet në dorë xhezvenë, e hedh kafenë në dy kupa, se Fotinisë i dridhe duart e ai ka frikë mos digjet. I vë kupat në tavolinën e ballkonit e shkon prap brenda. Merr përkrahu Fotininë. E ul në karriken e saj të posaçme. E puth në
ballë. Para se të pinë kafenë, i fërkon krahët, supet, shpinën me duart e thara, derisa Fotina thërret fort:
– U lodhe, i shtrenjti im! Mjaft! Jam mirë. Kafenë që kemi pirë bashkë për pesëdhjetë vjet, do ta pimë dhe sot. Mundem, i dashuri im?
E shikon me sytë e mbushur me lot. Ai është i përmalluar.
– Hë më rrofsh sa malet, floriri im!
Në dorë ka një qese me fara që ua hedh pëllumbave. Si me urdhër, poshtë ballkonit të tyre pëllumbat me zhurmë dhe gugatje çukitin mëngjesin. Janë kaq shumë! Ata qeshin fort me zërat e tyre si bubullimë e harrohen pas pëllumbave. Fëmijët gjithë turinj nga ky zgjim gjysmë ore më shpejt, rrotullohen në krevat. Më i vogli, çdo mëngjes mërmërit nën batanije:
– Ah Fotini, Fotini!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s