Poezi nga Asrtit Bulla

Poezi nga Asrtit Bulla

 

SHQIPËRISË

Të dua Shqipëri, si sot dhe më parë.
Unë jam shqiptar, TI je vendi im.
TY të përfaqësoj, në të gjithë botën mbarë.
Do të jem i YTI deri në svetënim.

Ç’po ndodh sot me Ty, o moj tokë KRESHNIKE?
Ç’po më shohin sytë? Veshët ç’kanë dëgjuar?
A janë të vërteta o ZONJË FISNIKE?
Vërtet Shqiptarët të kanë droguar?

S’dua të besoj, ç’kanë parë sytë.
S’dua të besoj, veshët ç’kanë dëgjuar.
Sido që të jetë, nuk ke një të dytë.
Në shekuj Shqiptarët për TY janë flijuar.

Ngrihu Shqipëri, përdor “ANTIDOT”
Ç’drogohu, ec para, me shoqet e tua.
Mos prit më për kohë, kohën e ke sot.
Zgjohu nga gjumi! “SHQIPËRI TË DUA”

 

KARTOLINA

Fundviti po vjen,pak ditë mungojnë.
Qyteti ndez dritat, krijon atmosferë.
Reklama shumëngjyrëshe, bukur vezullojnë.
Por diçka mungon……Na ishte njëherë…..

Nuk mungon kurrë, “Gjeli i Detit” kampion.
Si për ditë feste, pjatat mbushur plot.
Meze gjithfarësoj,me gjithshka kërkon.
“GËZUAR!”urojmë,”QOFSH MË MIRË MOT!”

Flasin telefonat, mesazhe urimi.
Në kalenda greke, postjerin harruar.
“RROFTË TEKNOLOGJIA!”por s’më le kujtimi.
Ahhhh! Moj kartolinë, “Ti qofsh e bekuar!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s